Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Bli me plan: Kur dhe çfarë duhet të blesh

Këshilla të dobishme 20/10/2017

Një plan i thjeshtë mund t’ju kursejë shumë para kur bëhet fjalë për blerjet gjatë gjithë vitit. Dihet se disa gjëra janë më të lira në kohë të caktuara. Nëse jeni duke blerë me shumicë, duke ngrënë jashtë, duke blerë në internet, apo duke blerë ndonjë gjë tjetër, shpesh ka “një kohë më të mirë për të blerë”. Çdo vit, ne përpilojmë një listë të periudhës më të mirë për të blerë në dyqane të cilat boshatisin stokun e vjetër, ose kur ulin çmimet për festat, apo edhe kur fillojnë të shtojnë shitjet pa asnjë arsye.

 

Tremujori i parë (Janar / Shkurt / Mars)

Mjete lundrimi: Shitja e tyre është jashtë sezonit, që do të thotë se mund të kapni shumë oferta  me çmime të mira.

Kompjutera: Sasia më e madhe e zhdoganimit të kompjuterave në janar dhe shkurt është e madhe, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Botë.

Kondicionerë: Janë padyshim jashtë sezonit (të paktën në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër).

Aksesorë për dasma: Tashmë shumë preferojnë një dasëm në pranverë, që do të thotë se është shumë më e lehtë për të gjetur një vend dhe për të negociuar çmimet që në dimër – në varësi të vendndodhjes, natyrisht.

Veshje dimri: Sa më shumë të vonoheni në ditët e fundit të dimrit për të blerë veshje dimri, aq më të lira do t’i gjeni çmimet, sepse të gjithë i kanë blerë ato tashmë.

 

Janar

Veshje: Keni qenë ndonjëherë në një dyqan veshjesh pas Krishtlindjeve? Është e mrekullueshme. Të gjithë kanë ulje çmimesh pas pushimeve, kështu që është momenti për të blerë disa rroba shtesë nëse keni nevojë për to.

Qilima dhe parkete: Shumica e njerëzve blejnë qilima në fund të vitit, gjatë përgatitjeve para festave. Por, sapo Janari t’i afrohet fundit, çmimet do të zbresin.

Mobilje: Mobiljet janë më të lira në kohë të ndryshme të vitit, por janari është muaji më i mirë, pasi shumica e kompanive të mobiljeve i qarkullojnë produktet e reja dy herë në vit: në shkurt dhe gusht. Kjo do të thotë se ata do të bëjnë disa ulje në janar për të hapur vend për produktet e reja.

Dyshekë dhe jorganë: Janari ka qenë muaji më i mirë për të blerë dyshekë dhe mbulesa, natyrisht, ashtu si me veshjet, shitësit do të ulin çmimet për stinën e kaluar.

Motor (motoçikletë): Është me të vërtetë ftohtë dhe nuk duket mot i përshtatshëm për motor, por nëse keni menduar për blerjen e një motori, blijeni në janar dhe prisni kur moti të ngrohet.

Kostume: Jo shumë njerëz blejnë kostume në janar, kështu që mund të shihni ofertat e ndryshme. Mos harroni, megjithatë, ju merrni atë që ju paguani, kështu që mos u nisni vetëm nga kostoja.

Video Lojëra: Shumë lojëra të reja shfaqen në fund të vjeshtës për sezonin e festave dhe dalin në shitje pasi pushimet mbarojnë. Kontrolloni për çmime të zbritura.

 

Shkurt

Telefona: Dita e Shën Valentinit mund të duket si një ditë e çuditshme për shitjet e telefonave celularë, por shpesh mund të gjeni ofertat e pritura në ditët në vijim, pas festës.

Televizor: Të gjitha shfaqjet e bukura, kampionatet e futbollit, apo evenimentet e tjera televizive janë drejt përfundimit, nxitoni para se të vijë Pranvera.

 

Mars

Çokollata: Nëse i dëshironi aq shumë prisni deri pas 14 shkurtit.

Çanta: Është fundi i stinës të ftohtë, kështu që dyqanet po ulin çmimet. Mund të shihni edhe për çantat e verës, të cilat mund t’ju duhen që në mars.

 

Tremujori i dytë (Prill / Maj / Qershor)

Pajisje elektronike: Viti fiskal i prodhuesve japonezë dhe koreanë përfundon në mars, kështu që ata janë të interesuar të heqin qafe stoqet e vjetra.

Shtëpi: Blerja e një shtëpie është pak më ndryshe. Fundi i verës deri në fund të vitit është sezoni i pikut për blerjen e shtëpive, që do të thotë se çmimet janë të larta dhe konkurrenca është e ashpër, por në tremujorin e dytë mund të keni një përzgjedhje shumë më të mirë.

Kamera dixhitale: Kamerat digjitale fillojnë të dalin në shitje në shkurt, pasi modelet e reja janë prezantuar në janar. Megjithatë, nëse jeni duke kërkuar për çmime më të mira, do t’i gjeni në tremujorin e dytë të vitit – për sa kohë që s’e keni problem blerjen e një modeli pak më të vjetër.

Fshesa: Fshesat e reja zakonisht dalin në qershor. Kjo është shumë e leverdishme, pasi ju mund të blini një fshesë për një çmim të ulët paraprakisht dhe të filloni pastrimin që në pranverë.

 

Prill

Atlete, veshje sportive: Ndërsa moti fillon të bëhet më i ngrohtë, është një kohë e mrekullueshme për të përfituar nga shitjet e pranverës në dyqanin tuaj të preferuar.

 

Maj

Frigoriferë: Ndërkohë që pajisjet më të mëdha dalin në shitje gjatë fundit të vitit, frigoriferët janë përjashtim i madh. Modelet e reja dalin në maj, kështu që modelet e vitit të kaluar do të ulin çmimet.

Mobilje zyre: Nëse ju bleni menjëherë pas periudhës kur bizneset sapo kanë paguar taksat vjetore të bashkisë, zakonisht mund të gjeni marrëveshje të shkëlqyera për karrige dhe tavolina zyre.

 

Qershor

Makinë Pjatalarëse: Sezoni i dasmave sjell ulje çmimesh për të gjitha enët, duke përfshirë edhe ato që nuk kanë lidhje me një dasëm.

Anëtarësimi në palestra dhe pajisjet sportive: Gjithkush harron “shëndoshjen” gjatë festave të Vitit të Ri duke u dembelosur pak, kështu palestra është më pak e kërkuar. Mund të blini pajisje palestre edhe për shtëpinë tuaj me një zbritje të ngjashme.

Mjete pune: Është e vështirë të ankoheni për çmimet e veglave të punës. Para pushimeve verore shitjet e tyre bien dhe çmimet gjithashtu.

 

Tremujori i tretë (Korrik / Gusht / Shtator)

Kompjuter, laptop: Procesorët e rinj Intel dhe AMD fillojnë të shfaqen në korrik, dhe shitjet pas përfundimit të shkollave janë duke rënë. Nëse dyqanet e kompjuterave kërkojnë të ruajnë shifrat e shitjeve do t’ju duhet të ulin çmimet.

 

Korrik

Mobilje: Korrik është muaji tjetër i mirë për të blerë mobilje, meqënëse shumë gjëra të reja do dalin në gusht. Kontrolloni shitjet e stoqeve për disa çmime të mira.

Dekorimi i shtëpisë: Do të gjeni shumë oferta të mira për dekorimin e shtëpive gjatë mesit të sezonit të dasmave.

Video Lojra: Nëse luani lojëra, mund të prisni derisa lojrat tuaja të dëshiruara të dalin në shitje, zakonisht disa muaj pasi të jenë prezantuar. Lojtarët e PC-ve mund të përfitojnë nga shitjet e mëdha në internet

 

Gusht

Veshje për fëmijë: Është përsëri sezoni i shkollës, kështu që shumë dyqane janë më të orientuara nga fëmijët.

Mjete shkollore: Me shitjet e mjeteve shkollore nënkuptojnë edhe furnizime për zyra. Mund të blini tani, kur shitjet janë në pikun e tyre, ose edhe më vonë në shtator, kur dyqanet janë duke larguar stoqet.

Rroba banje: Ndërkohë që në fillim të pranverës mund të gjeni çmime të mira për rrobat e banjës, zbritjet më të mira vijnë në fund të verës, kur të gjithë pastrojnë inventarin e tyre.

 

Shtator

Pajisje shtëpiake: Me përjashtim të frigoriferëve (shih Maj), shtatori dhe tetori janë koha më e mirë për të blerë pajisje të mëdha, pasi shfaqen modele të reja. Ju mund të merrni modelet e vitit të kaluar për shumë më pak para.

Biçikleta: Modele të reja dalin në fund të sezonit, që është rreth shtatorit. Shikoni për çmime të mira të modeleve nga viti i kaluar.

Makina të reja: Makinat e reja zakonisht dalin në fund të verës, kështu që shumë prej tyre do të bëjnë njëfarë ulje çmimi për modelet e vjetra. Do të jetë më e lehtë të përballosh çmimin për blerjen e një makine të re. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë edhe për të marrë makinë me qera, pasi piku i verës ka kaluar.

Korrëse bari, vegla kopshti: Dyqanet duhet të krijojnë vend për pajisjet e dimrit, që do të thotë se kositëset e barit mund të duan t’i largojnë nga dyqani. Zgjedhja nuk do të jetë aq e mirë, por pranverën e ardhshme do të keni një korrëse të blerë me shumë pak lekë.

Bileta avioni: Ju duhet t’i blini biletat e avionit dy muaj më parë, që do të thotë se tani është koha për të përgatitur vizitat për pushimet tuaja për miqtë dhe familjen.

Artikuj shkollore: Siç e përmendëm më lart, dyqanet do të pastrojnë hapësirat e tyre nga të gjitha mjetet e shkollës. Çdo gjë që nuk keni nevojë për javët e para të shkollës, mund të blihet në shtator për edhe më pak.

Verë: Është koha e vjeljes, që do të thotë se kjo është koha më e mirë për të grumbulluar verën.

 

Tremujori i katërt (Tetor / Nëntor / Dhjetor)

Aksesorë kuzhine: Ofertat e festave ndonjëherë fillojnë shumë herët, dhe pajisjet e kuzhinave janë nga artikujt më të njohur që do të gjeni në shitje gjatë gjithë tremujorit.

Kamera dixhitale: Ka një raund të dytë të ofertave të kamerave në shtator, prandaj kontrolloni modelet më të vjetra për një çmim të reduktuar pasi të dalin ato të rejat.

Zgarë pjekje, kondicioner: Përsëri, siç ishte në stinën e ftohtë jashtë sezonit, edhe tani këto artikuj janë jashtë sezonit, shih ofertat.

Bimë, pemë, lule: Nëse keni një vend ku mund t’i ruani bimët dhe lulet deri në pranverë, atëherë mund t’i blini ato tani mjaft lirë.

Lodra: Përsëri, shitjet e Krishtlindjeve fillojnë herët dhe do të vazhdojnë seri në sezonin e festave. Sa më larg festave, aq më i mirë do të jetë çmimi.

Aksesorë, shërbime për dasma: Pas verës gjetja e një vendi dhe negociimi i shërbimeve për dasma do të jetë shumë më i lehtë. Sa më tepër t’i afrohesh dimrit, aq më shumë kursen.

 

Tetor

Xhinse: Veshjet xhins (Jeans) janë një nga artikujt më të zakonshëm që mbeten në sasi të vogla pas vrapimit për blerje nga nxënësit dhe studentët, por disa masa që mbeten kanë çmime të leverdisshme.

Mobilje shtëpie, dhoma gjumi: Tani që sezoni i ekspozitave dhe panaireve sapo ka filluar do të gjeni çmimet më të mira të mobiljeve.

 

Nëntor

Ëmbëlsira: Për aq kohë sa mbetet nga Halloween dhe festat e ardhshme, mund të gjeni shumë oferta në çdo dyqan ushqimor ose ëmbëltore.

Televizorë dhe elektronike të tjera: Edhe në Shqipëri tashmë kompanitë e mëdha po përshtatin marketingun sipas modeleve perëndimore, me festa të reja dhe ditë të përcaktuara për ulje çmimesh si e Premtja e Zezë, ose Super e Hëna, sidomos për pajisje elektronike.

Mjete pune për profesionistë: Shitjet e pushimeve që afrojnë janë perfekte për kapjen e veglave dhe mjeteve të lira për profesionistë, por edhe për ata që kanë nevojë për riparime në shtëpi.

 

Dhjetor

Shampanjë: Përsëri, ky është një nga ato pak raste kur çmimet bien, sepse kërkesa nuk është aq e lartë. Kompanitë e shampanjës janë duke u përpjekur të konkurrojnë me njëra-tjetrën, prandaj tregohuni të gatshëm për luftën e çmimeve.

Pajisje për pishina: Mund të duket si shumë larg, por në qoftë se blini një pishinë apo aksesorë për të tani, mund të merrni një zbritje të madhe çmimi për t’u argëtuar verën e ardhshme.

 

Këshilla të përgjithshme për blerjen në çdo kohë të vitit

Përveç periudhave të mësipërme, ka edhe ditë të tjera të javës ose vitit që janë më të mira për blerjen e sendeve të caktuara (ja vlen nëse mund të presësh tre muaj për një kompjuter të ri). Këtu janë disa gjëra që duhet të mbani mend:

  • Aparatet fotografike kanë tendencë të jenë më të lira të dielave, kur shumica e njerëzve blejnë të reja.
  • Kompjuterat dhe elektroniket e tjera janë më të lira të hënave, kur prodhuesit aplikojnë zbritjet e tyre. Kjo vlen edhe për televizorët, kamerat dhe lojrat.
  • Vendet e argëtimit si muzetë dhe parqet zbavitëse shpesh kanë ulje gjatë mesit të javës, kur kanë më pak fluks vizitorësh. Plus, turmat më të vogla janë gjithmonë të këndshme. Disa muze mund të kenë edhe ditë pushimi falas, prandaj kontrolloni vendet ku jeni më të interesuar.
  • Çmimet e naftës apo gazit janë më të larta në fundjavë. Furnizohuni të mërkurën ose herët në mëngjes të enjteve për të kursyer më shumë.
  • Bizhuteritë është më mirë të blihen të mërkurën, kur shumica e njerëzve nuk priren të blejnë. Megjithatë, qëndroni larg kur bëhet fjalë për disa ditë si Dita e Shën Valentinit, Dita e Nënës dhe Krishtlindjet.
  • Çokollata është mirë të blihet pas çdo feste që përfshin çokollatën: për shembull, Krishtlindjet, Pashkët dhe Ditën e Shën Valentinit.

Mbi të gjitha, nëse gjeni një artikull që ju pëlqen, monitoroni rregullisht. Gjërat shiten për asnjë arsye gjithmonë, qoftë jashtë sezoni, mbiprodhim, afërsi e datës së skadencës, apo kur një produkt i veçantë nxjerr një seri të re. Paç fat!

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

total