Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ja si shitet makina më shpejt!

Këshilla të dobishme 23/08/2016

Bledi me Albanin jane miq prej kohësh. Të dy menduan të shisnin makinat që kishin dhe të blinin nga një tjetër, për të shijuar pushimet ndryshe këtë verë.

Bledi kishte një #makinë Opel Astra, me motorr 2.0 naftë të viti 2003, ndërsa Albani kishte (dhe e ka akoma) një Peugeot 206 HDi me #motorr 1.4 nafte të vitit 2002.

Bledi e shiti makinën e tij dhe po kërkon të blerë një tjetër me vit #prodhimi 2007 – 2008 tek #100oferta.com, madje ka gjetur disa #oferta të mira dhe është shumë pranë marrëveshjes me një nga shitësit. Ndërsa Albani nuk e ka #shitur ende makinën e tij. Pse?

Bledi e postoi ofertën e tij tek #100oferta.com, ku shumë persona dhe #biznese publikojnë #falas #njoftimet dhe #ofertat e tyre.

Fillimisht ai fotografoi makinën në disa pozicione nga jashtë, brenda, motorrin dhe gomat, që i kishte pothuajse të reja. Tek #100oferta.com ai mund të vendoste deri në 10 foto. Pasi e fotografoi, ai u regjistrua për pak sekonda nga smartphone i tij dhe menjëherë postoi ofertën me një tekst të thjeshtë që përshkruante makinën, plotësoi karakteristikat e saj në mënyrë që #blerësit ta gjenin nëpërmjet tyre më thjesht dhe ngarkoi 10 foto.

Për pak minuta oferta u miratua për #publikim dhe u shfaq në faqen kryesore tek #100oferta.com, me më shumë se 7000 vizita në ditë. Në të njëjtën kohë oferta (linku i saj) u përhap automatikisht në gjithë rrjetet sociale, ku #100oferta.com ka më shumë se 50000 fansa dhe ndjekës aktivë. Vetëm ditën e parë oferta e Bledit për të shitur makinën e tij u lexua 450 herë, kishte më shumë se 10 “like” në Facebook dhe 3 “share”, pra mundësia që të jetë lexuar mijëra herë në rrjetet sociale ishte reale. Por ajo që është më e rëndësishmja, besojeni apo jo, Bledi mori ditën e parë më shumë se 10 telefonata për ofertën e tij.

bledi

#Telefonatat dhe interesimi vazhduan për disa ditë me rradhë dhe 4 prej tyre donin që ta shihnin nga afër makinën. Vetëm pas një jave Bledi ra dakord me një prej personave të #interesuar dhe ishte i gatshëm që ai të provonte makinën. Pas disa negociatave të thjeshta Bledi i dha dorën blerësit bashkë me çelësat e makinës, ndërsa futi në xhep 2300 Euro (200 Euro më pak se çmimi i diskutueshëm që kishte vendosur në ofertë). Me ato para, plus ca të tjera, Bledi ju drejtua përsëri 100oferta.com, ku kërkon të blejë përsëri një Opel të viti 2007-2008, ose një Mercedes Benz të viti 2004-2005.

Çfarë ndodhi me Albanin? Në fakt, edhe Albani ka një smartphone, hyn në Internet, ka dhe një llogari Facebook. Albani zgjodhi një mënyrë tjetër për të shitur makinën, por që si duket nuk po i ec aq shumë. Ai shkoi tek një fotokopje, aty në lagje, printoi një format A4, me një shkrim në formë harku “Shitet” dhe shtoi edhe 2 numrat e telefonit. Sipas Albanit në lagjen e tij kishte më shumë se 5000 banorë që do ta shihnin njoftimin e tij, plus që edhe kur shkonte në plazh të dielën, me gjithë ata njerëz do kishte shanse të mëdha. Pastaj iu tha gjithë kushërinjve dhe të njohurve që do shiste makinën. E vërteta është se edhe sikur 1000 persona të kenë marrë vesh që Albani shet makinën, asnjë prej tyre nuk mund të marrë më tepër informacion, apo të ruajë numrin e telefonit kur është duke bërë diçka tjetër, p.sh. duke ngarë makinën.

albaniRezultati: Për një muaj u interesua vetëm një nga komshinjtë, që kërkoi t’ia blejë makinën me një çmim shumë të ulët: 1500 Euro nga 2300 që donte ta shiste Albani. Pasi e mërziti për disa ditë rresht, e la fare atë mundësi. Tani po mendon ta postojë dhe ai ofertëne tij tek #100oferta.com, por problemi është se Bledi do fillojë me ato të tijat “të thashë mor burrë, nxirre te 100oferta.com”…

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total