Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rreth 100blog

  • Anëtarësuar në: 25/04/2013

Përshkrimi

Nuk u gjendën postime.

Ja si shitet makina më shpejt!

Këshilla të dobishme 23/08/2016

Bledi me Albanin jane miq prej kohësh. Të dy menduan të shisnin makinat që kishin dhe të blinin nga një tjetër, për të shijuar pushimet ndryshe këtë verë.

Bledi kishte një #makinë Opel Astra, me motorr 2.0 naftë të viti 2003, ndërsa Albani kishte (dhe e ka akoma) një Peugeot 206 HDi me #motorr 1.4 nafte të vitit 2002. Vazhdo leximin …

3311 herë e lexuar, 0 herë sot

Ku përfundojnë makinat e reja që nuk shiten!?

Info-Treg 06/08/2016

Vitet e fundit, një nga temat e trajtuara shpesh ka qenë rimëkëmbja ekonomike.

Por është mbajtur e fshehtë mungesa e kërkesës dhe rrjedhimisht edhe shitjet tek konsumatorët, sidomos nga prodhuesit e automobilave, të njohura si “mallra kanali”. Vazhdo leximin …

4598 herë e lexuar, 0 herë sot

Si t’i mbijetosh një krize financiare

Këshilla të dobishme 14/04/2015

Imagjinoni sikur të humbni punën, apo biznesin tuaj. Ndoshta keni një familje për të ushqyer, ndoshta jeni duke u kujdesur për prindërit e sëmurë, ndoshta keni marrë një kredi para disa vitesh…

Keni kursyer diçka, por ato mund të shpenzohen brenda pak muajsh. Për t’i mbijetuar një krize financiare, duhen ndërmarrë veprime të veçanta, që mund të ndihmojnë për të rregulluar situatën para se ajo të marrë për keq. Kushdo mund ta bëjë këtë pa kërkuar ndihmë tek të tjerët, apo institucionet shtetërore për përkrahje sociale. Ja 15 masa që duhen marrë në konsideratë gjatë një krize financiare:

Vazhdo leximin …

1004 herë e lexuar, 0 herë sot

Website apo faqe Facebook?

Këshilla të dobishme 29/12/2014

Ekzistojnë rreth 45 milionë faqe Facebook, ndërsa Google dhe Bing indeksojnë rreth 644 milionë faqe interneti aktive (dhjetor 2014). Ndërkohë që vihet re një ulje e numrit të faqeve të internetit dhe një rritje e faqeve Facebook (me rreth 5 milionë faqe më shumë se viti 2013). Vazhdo leximin …

1890 herë e lexuar, 0 herë sot

Bota e konsumit

Info-Treg 10/08/2014

Zgjerimi dhe përhapja e klasës së konsumatorit

Praktikisht shpenzimet e përditshme, numri i konsumatorëve, nxjerrja e mineraleve dhe hidrokarbureve, konsumi i mallrave dhe shërbimeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vendet industriale për dekada të tëra dhe po rritet me shpejtësi në shumë vende në zhvillim. Vazhdo leximin …

909 herë e lexuar, 0 herë sot

Land Rover teston në Bjeshkët e Namuna makinën e re Discovery

Promovim 22/05/2014

Drejtuesit e kompanisë Land Rover (në pronësi të TATA Motors) kanë vendosur që të testojnë modelin e ri të Discovery në bjeshkët shqiptare, pikërisht Bjeshkët e Namuna, të njohura si Alpet Shqiptare. Relievi është zgjedhur në Theth.

Ekipi që realizoi xhirimet e klipit është mahnitur nga pamjet në këtë mrekulli natyrore të Shqipërisë. Ata e cilësojnë Thethin, si vend mikëpritës, me njerëz me fytyra të qeshura, pavarësisht se jetojnë “të izoluar” nga zhvillimi.

Vazhdo leximin …

923 herë e lexuar, 1 herë sot

Pushimet në bregdetin shqiptar

Promovim 10/05/2014

Nëse keni menduar t’i kaloni pushimet në plazhet shqiptare, keni bërë zgjedhjen e duhur. Cilësohen nga shumica e operatorëve turistikë si plazhe të virgjëra, me vlera kurative dhe me peizazhe mbresëlënëse. Të veçanta nga gjithë Mesdheu në një vijë bregdetare prej 450 km, plazhet shqiptare ndryshojnë edhe nga njëri tjetri për veçoritë që ofrojnë. Më poshtë po ju ofrojmë një panoramë të plazheve të bregdetit tonë: Vazhdo leximin …

2121 herë e lexuar, 0 herë sot

Çfarë është AMG tek një Mercedes?

Bota e makinave 09/05/2014

Nëse automjeti juaj ka një shenjë AMG, duhet ta dini se jeni ulur në një nga makinat më të mira. Tre shkronjat e vogla nuk të bëjnë shumë për vete, por qëndrojnë aty për ta bërë makinën e veçantë .

Të gjithë prodhuesit kryesorë të makinave kanë edhe repartet e tyre ose kompanitë bashkëpunuese për të modifikuar modelet. Mercedes – Benz ka repartin e vet të quajtur Mercedes – AMG GmbH, por zakonisht njihet thjesht si AMG . Mund të themi se AMG është gjembi në bishtin e një Mercedesi. Vazhdo leximin …

4276 herë e lexuar, 0 herë sot

Ministria e Brendshme: Të lirohen hapësirat publike, që janë shndërruar në pikë-shitje për automjetet

Info-Treg 02/05/2014

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon nga kryetarët e bashkive kryesore në vend, të lirojnë menjehërë hapësirat publike që janë shndërruar në pikë-shitje për automjete. Në një letër dërguar 14 krerëve të bashkive, Tahiri thekson se ka vendosur 30 ditë afat, në mënyrë që të merren masat për lirimin e parkimeve publike nga mjetet që parkohen për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend dhe për mjetet që parkimin publik e përdorin si pikë-shitje. Letra u është adresuar kryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Peshkopisë, Lushnjës, Pogradecit, Lezhës dhe Kavajës.

“Pushtimi i hapësirave publike në anë të rrugës, duke shërbyer si vend parkimi i përhershëm i automjeteve që nuk lëvizin prej shumë kohësh apo dhe si pikë-shitje për mjetet e përdorura, po nxjerr jashtë qëllimit dhe funksionit të tyre, vetë parkimet publike si hapësira të përbashkëta, duke shkaktuar ngarkesë të pajustifikuar në trafikun urban dhe për rrjedhojë, shqetësim të shtuar për qytetarët”, shkruan Tahiri.

Burimi: lajmepolitike.com

490 herë e lexuar, 0 herë sot

Së shpejti në shitje Porsche Macan

Bota e makinave 16/03/2014

Porsche Macan është një fuoristradë e re, e projektuar nën frymëzimin e Cayenne. Gjithashtu, rivalet e BMW X3 dhe Audi Q5 janë pikë referimi për këtë klasë në aspektin e përvojës së mëparshme.

Porsche Macan do të dalë në shitje në prill, me modelet naftë 255bhp dhe benzinë ​​turbo 335bhp – që të dyja Macan S dhe do të kushtojnë rreth 60,000 Euro. Vazhdo leximin …

1316 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 1 nga 31 2 3