Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Arrihet marrëveshja për zgjatjen e ndihmës financiare Greqisë

Lajme-Treg 21/02/2015

Greqia ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e paktës së ndihmës financiare nga huadhënësit, edhe pse jo për gjashtë muaj por për katër. Marrëveshja parashikon që kabineti grek t’i përmbahet rrugës së reformave në parim.

Në deklaratën e nënshkruar pala greke bie dakord që “Qeveria të vijojë me reformat. Ajo angazhohet ta mbyllë me sukses deri më datën 30 qershor 2015 programin e ndihmave, duke përfshirë edhe angazhimet për reforma e kursime.“

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë dalë dje në Bruksel me një deklaratë të përbashkët, se do të vijojnë me paketën e ndihmave financiare ndaj Athinës, edhe pse jo në afatin e kërkuar nga Greqia. Ministrat e Eurozonës përpiluan një projektmarrëveshje, e cila u pa si bazë e qëndrueshme për zgjatjen e paketës së shpëtimit financiar për Greqinë, por tensioni ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës, edhe pse disa liderë europianë kishin shprehur qysh më parë një shpresë të përmbajtur për avancim në qëndrimet e të dyja palëve.

Vendi më i madh huadhënës në BE ndaj Greqisë, Gjermania, ka kërkuar edhe gjatë mbledhjes së djeshme përmirësime në qëndrimet mbi reformat. Me 240 miliardë euro borxhe ndaj BE dhe FMN, afati i të cilave skadon pas një jave, Kryeministri Aleksis Cipras arriti një nga objektivat e tij primarë emergjentë, që lidhej me arritjen e një marrëveshjeje me huadhënësit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur pas bisedimeve që zhvilloi në Paris dje me Presidentin Hollande, tha se “të gjithë partnerët europianë kanë dashur ta mbajnë Greqinë në Eurozonë, por kemi nevojë për përmirësime domethënëse në substancën e asaj që po diskutohet, në mënyrë që ta votojmë atë më pas në Bundestagun gjerman, qysh javën që vjen”.

Grekët fituan shumë simpati e mbështetje ndërkaq nga Kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili tha “Unë besoj se principi i të bërit reforma në këmbim të më shumë kohe në dispozicion, është i drejtë dhe korrekt”. Po ashtu, edhe vende si Sllovakia të cilët ishin fillimisht shumë të vendosur në qëndrimet e tyre kundër zgjatjes së afatit për Greqinë, apo lidhjes së tij ekskluzivisht me aplikimin e reformave të diktuara nga huadhënësit, duket se më në fund janë tërhequr duke iu nënshtruar kompromisit.

Nuk ka tag

421 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total