Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Apple shënon rekord, tremujori më fitimprurës në historinë e korporatave

Info-Treg 28/01/2015

Apple sapo publikoi fitimin më të madh në historinë e korporatave tremujorin e fundit, pas shitjeve të një numri rekord të iPhone.

Apple shiti 74.500.000 iPhones në tre muajt e fundit, çka bëri që fitimi i Apple të arrijë më shumë se 37%, deri në 18 miliard USD. Kjo shifër është më e madhe se 16.2 miliardë USD fitim që Gazprom kishte raportuar gjatë tremujorit të parë të 2011 – rekord i mëparshëm i fitimeve i publikuar nga një korporatë.

“Interesi në produktet e Apple sa vjen e rritet, duke surprizuar edhe pritjet tona të larta,” tha Tim Cook në një telefonatë me analistët. “Ky vëllim shitjesh është i vështirë për t’u kuptuar.”

Aksionet e Apple u rritën gjithashtu me 9%. Edhe shitjet e Mac janë rritur me rreth 15% në një rekord prej 5.5 milion. Apple tha se shitjet e iTunes gjithashtu arritën një rekord, ndërsa shitjet për iPad vazhduan të pakësohen, duke rënë me 18% në 21.400.000

Por historia ishte iPhone. Cook vuri në dukje se Apple shiti mesatarisht 34.000 iPhone çdo orë.

IPhone është tashmë produkti i vetëm më i shitur i të gjitha kohërave. E gjithë industria e TV shiti më pak se 60 milion televizorë tremujorin e fundit, sipas HIS, ndërsa tabletë të shitur ishin vetëm 54 milionë.

Në fakt, shitjet e iPhone kaluan të gjithë industrinë e PC (kompjuterave desktop). Kompjuterat e shitur janë më pak se 84 milionë (desktop dhe laptopë) në tremujorin e fundit, sipas Gartner, përfshirë HP (HPQ, Tech30), Lenovo, Mac, Dell dhe çdo kompani tjetër.

  

562 herë e lexuar, 3 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total