Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

AMC dhuron pajisje elektroshtëpiake për të përmbyturit

Lajme-Treg 10/02/2015

AMC dhuron pajisje elektroshtëpiake për të përmbyturit në jugun e vendit, duke shprehur solidaritetin për familjet e dëmtuara. Drejtori Ekzekutiv i AMC, Dimitrios Blatsios, bëri të ditur se kompania që ai përfaqëson ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme për të ndihmuar familjet e dëmtuara.

AMC, pasi kontaktoi me institucionet shtetërore që po menaxhojnë emergjencën, vendosi që kontributin e saj ta ofrojë për familjet me probleme sociale. Në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror janë identifikuar familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet me përkrahje sociale, të cilave do t`u lehtësohen humbjet e shkaktuara nga vërshimet e ujit dhe reshjet e shiut.

Është një sasi pajisjesh elektroshtëpiake, të cilat do të shpërndahen nga AMC në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror. Ndërkaq, reshjet dhe përmbytjet nuk kanë ndikuar në shërbimet që ofron AMC. Stafi teknik po mban në vëzhgim situatën, në mënyrë që komunikimi të vazhdojë të shërbejë si një ndihmë më shumë në kushtet e emergjencës.

 

Nuk ka tag

563 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total