Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

AKEP: 4,8 milionë numra celularë aktivë për 2014

Lajme-Treg 21/02/2015

Tregu i telefonisë së lëvizshme në vendin tonë numëroi gjatë vitit 2014, rreth 4,8 milionë numra celularë aktivë, bën të ditur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartës SIM, në fund të 2014, respektivisht ka qenë 3.36 milionë dhe 4.88 milionë, duke shënuar një rënie të lehtë në krahasim me fundvitin e 2013-s, kur numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartës SIM respektivisht ka qenë 3.68 milionë dhe 5.28 milionë.

Viti 2014 u karakterizua nga një rritje e  numrit të pajtimtarëve të internetit. Të dy segmentet e aksesit broadband dhe  fiks dhe 3G (karta USB/modem), kanë pasur rritje me rreth 13.3% dhe 10.5% krahasuar me 2013.Sipas  AKEP-it,  pas shtrirjes në të gjithë vendin të teknologjisë 3G, do të çelet në muajin mars, tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë celulare, duke i dhënë një stad të ri zhvillimi këtij tregu në vendin tonë.

/ ATSH

475 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total