Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

90% e bizneseve me 1-4 të punësuar

Lajme-Treg 24/02/2015

Bizneset me 1-4 të punësuar në Shqipëri mbizotërojnë me 89.4 për qind, ku prodhuesit e shërbimeve zënë 78.9 për qind, publikoi INSTAT në një raport përpiluar nga një anketim i kryer në vitin 2013. Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë zënë 43.3 për qind.

Bizneset e shërbimeve kanë kontribuar me 6,9 për qind, ndërkaq prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 2,1 për qind. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2013-n përbëjnë 65,3 për qind të shitjeve gjithsej dhe kontribuojnë me 4,8 për qind në rritjen gjithsej të këtij treguesi. Përsa i përket investimeve, ato arritën 163 miliardë lekë, në krahasim me 149 miliardë lekë që u investuan në 2012.

Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave dhanë kontributin më të madh në rritje me 9,4 për qind, duke përbërë 56,9 për qind të investimeve gjithsej për 2013 nga 52,9 për qind që përbënin në 2012.

/ INSTAT

 

Nuk ka tag

513 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total