Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

8 këshilla për të shitur shtëpinë tuaj

Këshilla të dobishme 15/01/2016

1. Çlirohuni nga emocionet

Sapo të keni vendosur të shisni shtëpinë, duhet të filloni të mendoni në një mënyrë tjetër: “Këtë shtëpi tani duhet ta shes, në mënyrë që të lëviz tek shtëpia ime e re”. Kjo do t’ju mbajë larg lidhjes emocionale, që mund të keni me shtëpinë dhe do ta bëjë më të lehtë procedurën e shitjes.

 

2. Vlerësoni shtëpinë

Ju duhet ta dini sa vlen shtëpia juaj në treg. Për këtë mund të merrni informacion nga agjencitë imobilare, ose të drejtoheni tek një ekspert që merret me vlerësimin e pronave. Megjithatë pak kërkim në treg nga ana juaj do ishte shumë mirë. Mbani mend që shtëpia juaj vlen aq sa mund ta blejnë në treg, ju duhet të gjeni blerësin që paguan më shumë. Informacion rreth tregut mund të gjeni edhe duke klikuar këtu.

 

3. Koha që keni në dispozicion për ta shitur

Ju mund të keni arsyet tuaja për ta shitur shtëpinë; disa arsye nuk ju ngutin, por disa të tjera, që më shumë vijnë nga shmangia e problemeve (si divorci, zona e papërshtatshme, etj.) mund ta kufizojnë kohën që ju duhet. Megjithatë kur të vendosni ta nxirrni në shitje do ta kuptoni më mirë, se sa kohë mund t’ju duhet. Kjo mund të varet edhe nga situata e tregut, nëse numri i kërkesave është në rënie, apo në zbritje.

 

4. Përgatitja e shtëpisë

Prezantimi është gjithçka në shitjen e pronave. Blerësit tërhiqen prej pastërtisë, hapësirës dhe pamjes së përgjithshme. Ju duhet ta bëni shtëpinë të shkëlqejë dhe nëse e shisni të pamobiluar duhet të hiqni gjithë orenditë. Kush do ta blinte një shtëpi të pisët dhe rrëmujë? Përgatisni edhe dokumentat  me kujdes; çertifikatën e pronësisë, apo dokumente të tjera që mund t’ju duhen.

 

 5. Njoftimi për shitje

Ju mund të njoftoni shitjen e shtëpisë në disa mënyra: nëpërmjet gazetave, miqve apo internetit. Shitja do ishte e pamundur nëse askush nuk do ta dinte, nga ana tjetër sa më shumë njerëz ta dinë, aq më shumë keni mundësi të kontaktoni blerësin e duhur. Njoftimi tek 100oferta.com është një mundësi shumë e mirë, sepse numri i vizitorëve rritet çdo ditë (shih këtu renditjen tek Alexa.com)me një tendencë shumë pozitive dhe keni mundësi që njoftimin tuaj ta ndani edhe nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, apo Pinterest, ku pothuajse 10 fishohen vizitorët. Për të bërë një njoftim sa më tërheqës ju duhet të sqaroni projektin, p.sh: 2+1, çmimin për m² ose gjithsej,vendin ose rrugën ku ndodhet shtëpia, madhësinë në m² dhe veçori të tjera. Njoftimi tek 100oferta.com ju jep mundësinë gjithashtu ta shoqëroni me 8 foto, duke patur mundësi të shpjegoni edhe projektin.

 

6. Vizita e inspektimit

Shumë blerës duan të vijnë ta shohin nga afër shtëpinë. Ju duhet ta keni inspektuar fillimisht vetë, në mënyrë që riparimet të jenë bërë siç duhet. Nëse ndonjë blerës apo agjent sugjeron ndonjë riparim të vogël jo shumë të kushtueshëm, mund ta pranoni.

 

7. Financimi

Disa blerës mund të paguajnë kesh në dorë, por disa të tjerë jo. Ata mund të marin kredi bankare ose t’ju kërkojnë një ndarje të pagesës me këste. Për çfarëdo zgjedhje mendohuni mirë dhe gjithmonë drejtohuni tek noteri, edhe kur blerësi mund të jetë një i njohuri juaj.

 

8. Vendosni përfundimisht

Merrni parasysh gjithë blerësit e mundshëm, mënyrat e pagesës që ata ofrojnë dhe vendosni me qetësi se cilit do t’ia shisni duke e argumentuar pse.  Nëse nuk arrini të gjeni ofertën e pëlqyeshme mos thoni menjëherë “jo”. Duhet të keni lënë me siguri pak hapësirë për të negociuar për një shumë të konsiderueshme parash. Sapo t’i jepni fjalën blerësit drejtohuni menjëherë tek noteri. Kur jeni para noterit lexoni me qetësi aktin e shitblerjes dhe tregohuni i vëmendshëm ndaj ndonjë detyrimi, që edhe ju mund të keni kundrejt blerësit.

Ju sapo keni bërë një shitje të sukseshme dhe mund ta uroni edhe blerësin.

 

4816 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]

total