Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

7 hapa për të fotografuar pronën që doni të njoftoni për shitje

Këshilla të dobishme 18/03/2016

Kërkoni të shisni shtëpinë tuaj duke njoftuar tek 100oferta.com? Një fotografi e keqe e pronës mund ta bëjë të pavlefshëm njoftimin tuaj. Edhe një pronë e shkëlqyer mund të duket e tmerrshme në qoftë se fotografitë janë të varfra. Prezantimi i pronës ka shumë rëndësi. Kjo është arsyeja pse ne ju lejojmë të ngarkoni deri në 8 foto dhe hartën bashkangjitur të pronës (nëse e shkruani në rregull adresën).

Por çfarë janë këto truke që shtëpia juaj të mos duket si një banesë e rrënuar në një lagje të varfër? Ja shtatë hapa të thjeshtë që të bëni fotografitë e duhura për njoftimin e pronës:

1. Merrni një stativ (mjet i qëndrueshëm për aparatin)

Fotografitë e turbullta, ose të paqarta janë gjithmonë të këqija. Në qoftë se një shtëpi duket si në mjegull, ose gjysma e çatisë është zhdukur, blerësit potencialë do të mendojnë se shtëpia është e cilësisë së dobët, apo se keni diçka për të fshehur. Merrni një stativ, ose sigurohuni që ta mbani aparatin drejt, fokusojeni dhe mos e lëvizni kur bëni shkrepjen!

2. Zgjidhni një ditë të bukur

Kjo duket e qartë, por shpesh harrojmë se si ndikon moti në pamjen e pronës. Shiu dhe retë janë të këqija për fotografinë,duke e bërë çdo gjë të duket e zymtë, por edhe shumë diell mund të dëmtojë cilësinë, duke lëshuar hije mbi detajet e pronës.

3. Pastroni nga jashtë

Kur vijnë njerëzit për të vizituar shtëpinë tuaj, përshtypjet e para janë ato që vlejnë. Një kopësht i çrregullt, apo një rrugë me trotuare të pista, vetëm do të largojë “gjuetarët” e shtëpisë, të cilët automatikisht do të supozojnë, se brenda është po aq e çrregullt. Për të bërë të duket gjithçka pastër, lëvizni madje edhe makinën tuaj nga rruga, pastaj shkrepni aparatin.

4. Pastroni nga brenda

Pasi të keni përfunduar me jashtë, bëni të njëjtën gjë brenda. Zhdukni rrëmujën dhe hiqni rrobat e pista, enët dhe pluhurin e mobiljeve. Por nuk do të ndalemi këtu: ju doni që dhoma juaj të shfaqet e bollshme, si dhe e pastër, prandaj riorganizoni mobiljet për të treguar se ka hapësirë të mjaftueshme.

5. Nuk lejohen kafshë

Qentë, macet, lepujt, gjarpërinjtë. Çfarëdo kafshe, hiqeni nga kuadri. Ato ose do të duken të çrregullta, që është gjithmonë një gjë e keqe, ose do të duken bukur, që është një gjë edhe më e keqe. Gjëja e fundit që duhet të mendoni, është që blerësit tuaj të hutohen nga ajo që doni të shisni. Ju jeni duke u përpjekur për të shitur pronën, jo kafshë. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët, apo njerëzit e tjerë.

6. Ndriçimi

Si do ta zgjidhni ndriçimin për një foto në ambjentet e brendshme? Do të mbyllni perdet dhe ndizni llambat? E drejtë apo e gabuar? Në vend të krijimit të ndriçimit të pabarabartë, e cila do të dërgojë hijet mbi gjysmën e dhomës, hapni gjitha perdet tuaja, zgjidhni një ditë të ndritshme dhe lereni ndriçimin natyror të bëjë punën.

7. Fotografoni ambjentet e duhura

Mos kini frikë për të bërë shumë fotografi. 100oferta.com ju lejon të shtoni deri në 10 fotografi, por në përgjithësi nuk ka rëndësi sasia, por cilësia e fotove. Për të zgjedhur 8 prej tyre mund të bëni mbi 30 shkrepje, pastaj filloni të eleminoni ato që ju duken më të papërshtatshme. Mjafton që hapësirat kryesore, apo të veçanta të pronës, të mos mungojnë.

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit

total