Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

5 arsye pse fansat largohen nga faqja juaj në rrjetet sociale

Këshilla të dobishme 27/09/2017

Nuk ka asgjë më emocionuese për një administrator të faqes apo profilit të tij në rrjetet sociale, se sa të shohë numrat e fansave të rriten. Të krijon ndjesinë se po arrin diçka, përpjekjet e tua të marketingut po funksionojnë. Ju mburreni me faqen tuaj kur numrat rriten dhe festoni me fansat tuaj të rinj. Por çfarë ndodh kur i humb ata?

Mos ishte diçka që nuk u pëlqeu në postimin e fundit? Ishte një nga komentet tuaja fyese? Fansat tuaj kaluan në faqen e konkurrentit?

Këto janë padyshim pyetjet që i bën vetes kur sheh rënien e numrave, sidomos këto kohë, që administrimi i faqeve është më i vështirë. Gjithsesi nuk duhet të mërziteni kur fansat largohen nga faqja juaj. Njerëzit lëvizin, profilet fshihen dhe mbyllen. Mos e qortoni veten për këtë.

E rëndësishme është që të bëni një kontroll të shpejtë dhe të siguroheni, që nuk jeni duke bërë gjëra që mund të shkaktojnë largimin nga faqja juaj!

 

 

Ja 5 nga këto gjëra:

 

  1. Vetë-Promovimi i vazhdueshëm

Meqenëse kjo është faqja juaj, ju mendoni se duhet që vazhdimisht të SHISNI, SHISNI, SHISNI, apo jo?

GABIM!

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë në lidhje me mediat sociale gjatë 3-4 viteve të fundit, kemi mësuar se “marketingu shtytës” nuk funksionon më.

Çfarë është marketingu shtytës? Është kur një markë ose person poston reklamat shumë shpesh para fansave, duke ndërprerë informacionet e tyre të zakonshme dhe duke iu kërkuar të vizitojnë faqen e internetit apo në rrjetet sociale dhe të blejnë produktin e tyre.

Çdo postim i tillë për t’u regjistruar në webin e tyre, ose për të blerë produktet është një goditje për marketingun. Edhe nëse aty gjenden produkte të nevojshme, askush nuk dëshiron të blejë pa pushim, ditë pas dite.

Kjo është arsyeja pse “marketingu tërheqës” është një strategji shumë më e mirë.

Në marketingun tërheqës, ju mund të gjeneroni prurje drejt faqes ose webit – por e bëni atë në një mënyrë bujare, informative, jo si një robot.

Për shembull, ky shkrim është një shembull i marketingut tërheqës. Ju ndoshta keni ardhur në këtë postim nëpërmjet një media sociale ose kërkimit në Google dhe po e lexoni për të marrë informacion, për të përmirësuar njohuritë tuaja në mediat sociale, ç’ka përputhet edhe me qëllimin tonë. Qëllimi ynë është që tek 100oferta.com të kemi sa më tepër oferta të publikuara dhe sa më tepër vizitorë që kërkojnë për to, duke ju siguruar (shpresojmë) informacion cilësor, pra duke ndërtuar një marrëdhënie.

 

2. Ndiqni rregullin tim 70/20/10

Ndoshta keni dëgjuar këshillat e “ekspertëve” të rrjeteve sociale rreth rregullit 80/20 ose 90/10.

Kjo do të thotë që 9 postime në rrjetet sociale duhet të jenë informuese ose “të lehta” dhe një postim mund të jetë “shitës”. Por do ishte më mirë sikur 70% (ose 7 nga 10 postime) të jenë postime informative – dhe shumica e tyre duhet të jenë postimet tuaja. Kujtoni se ju jeni “duke tërhequr” dhe jo “duke shtyrë”.

Pjesa tjetër, 20% e postimeve tuaja duhet të jenë pjesë e postimeve, blogeve, imazheve ose videove të njerëzve të tjerë, ndërsa 10% e postimeve mund të jenë promovuese.  Kjo tregon se nuk keni një faqe “të rrethuar” me mure vetëm prej përmbajtjes tuaj – gjithashtu motivon fansat për të ndarë postimet tuaja dhe për t’ju kthyer favorin.

 

3. Numri i postimeve

Kur bëhet fjalë për mediat sociale, sidomos Facebook, “më pak” është shpesh “më shumë”.

Njerëzit tentojnë të hyjnë në Facebook vetëm për disa momente të shkurtra: në kafe, orën e pushimit ose pas punës. Nëse gjatë këtyre minutave ata shohin se vetëm nga faqja juaj janë 37 postime, ju do të dënoheni me “fsheh postimin”, ose më keq akoma “mos pëlqim”.

Sa është “shumë”? Në fakt ekziston një “rregull i artë” dhe “magjik” i numrit të postimeve që duhet të ndiqni, por nuk është i njëjti për çdo faqe. Çdo faqe është e vacantë dhe administratori i saj duhet të vendosë se çfarë është më e mira për audiencën e saj të veçantë. Sugjerohet që të mos postoni më shumë se 6-7 herë në ditë në Facebook.

Duke postuar tepër mund të humbni fansat, apo jo? Po, por edhe duke postuar pak mund të bëni që fansat të largohen. Pse? Sepse ata nuk duan të jenë të lidhur me faqet boshe, ose që nuk kanë një komunikim me ta. Që biznesi juaj të jetë i pranishëm në median sociale duhet të miratoni një plan të postimeve, që përfshin edhe postimet e përditshme.

A ka një numër minimal të postimeve në faqen tuaj çdo ditë? Duhet të postoni të paktën një herë në ditë. Por do të ishte më mirë që të postoni 3 herë në ditë (në mëngjes, në mesditë dhe natën).

 

4. Bëheni i bezdisshëm!

Ndoshta ju nuk jeni një tip i bezdisshëm në të vërtetë, por luani këtë rol në Facebook.

Mos prisni t’ju ndjekin fansa nëse keni krijuar probleme dhe merrni reagime negative vazhdimisht në faqen tuaj pasi postoni me arrogancë dhe silleni vrazhdë. …apo kur reagoni ndaj komenteve apo mesazheve në mënyrë fyese. Kështu mund të jeni një tip asocial!

Sigurisht që është mirë ta konsideroni veten një ekspert , por mos harroni – të gjithë po ju shikojnë. Dhe ata e venë re menjëherë kur jeni të pasjellshëm me dikë. Zakonisht ata nuk do t’ju tregojnë çfarë mendojnë – thjesht do të largohen.

Postimet tepër negative, jo vetëm që mund të marrin një reagim negativ nga njerëz të caktuar, por ndikojnë edhe në autoritetin e faqes suaj që përllogaritet nga algoritmat e rrjeteve sociale. Pra, bëhu i mirë!

 

  1. Postimi i artikujve që nuk lidhen me faqen tuaj

Të gjithë duam të qeshim, megjithatë, nëse strategjia e biznesit tuaj në Facebook është postimi i memeve 12 herë në ditë, jeni vetëm një administrator i bezdisshëm. Fotografitë janë media më e mirë për të tërhequr fansat dhe tentojnë të mbledhin pëlqime, komente dhe reagime, por a ju ndihmon për të krijuar një emër serioz të biznesit tuaj? Me siguri jo. Kompania juaj ka personalitet dhe fansat tuaj do të kuptojnë se nuk jeni serioz në lidhje me biznesin.

Kjo nuk ka vlerë vetëm për memet, por edhe për postimet që nuk kanë lidhje me faqen tuaj. Njerëzve iu pëlqente faqja juaj, sepse ata kanë interes për biznesin, ose produktin tuaj. Për të qeshur kanë zgjedhur një faqe tjetër.

 

Pra, përqendrohuni të mos i bëni këto gjëra dhe do të vëreni rezultate më të mira për faqen tuaj, që në fund të fundit është edhe qëllimi juaj, apo jo?

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total