Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

47% e vendeve të punës do të automatizohen deri në 2034

Info-Treg 22/01/2014

Pothuajse gjysma e të gjithë vendeve të punës do të jenë të automatizuara nga kompjuterat brenda dy dekadave të ardhshme dhe “asnjë qeveri nuk është e përgatitur” për cunamin e ndryshimeve shoqërore që do të pasojë, sipas The Economist.

Analiza e vitit 2014 për ndikimin e teknologjisë shpalos një pamje me ngjyra të zymta të së ardhmes. Në shkrimin e The Economist thuhet, se ndërsa risia (“eliksiri i progresit”) gjithmonë ka rezultuar në humbjen e vendeve të punës, zakonisht ekonomitë kanë qenë në gjendje të zhvillojnë role të reja për për të kompensuar punëtorët, ashtu si në revolucionin industrial të shekullit XIX, ose revolucioni i prodhimeve ushqimore në shekullin XX.

Por ritmi i ndryshimit këtë herë duket të jetë i ndryshëm dhe rezultati është një pasiguri e madhe për të dy ekonomitë: ato të zhvilluara dhe ato në zhvillim, për faktin e thjeshtë, se ku do të punojë “brezi i humbur”.

Në shkrim citohet një studim i Oxford Martin School në vitin 2013, ku vlerësohet se 47 % e të gjitha vendeve të punës mund të jenë të automatizuara në 20 vitet e ardhshme. “Rezultatet tona tregojnë se ndërsa garat e ardhshme të teknologjisë ashpërsohen, punëtorët me aftësi të ulëta do të ricaktohen në detyra që janë jo shumë të ndjeshme ndaj kompjuterizimit, pra detyra kryesore është që punëtorët për të fituar garën duhet të fitojnë inteligjencë krijuese dhe sociale”, thotë studimi.

The Economist gjithashtu vë në dukje se nivelet aktuale të papunësisë janë befasisht të larta, por “kjo valë e përçarjes teknologjike” në tregun e punës, vetëm sapo ka filluar.

Në mënyrë të veçantë The Economist vë në dukje teknologjinë e re të makinave që drejtohen pa njerëz, pajisjeve shtëpiake të përmirësuara, komunikimi online më i shpejtë dhe më efikas dhe analizimin e database-ve të mëdha. Dhe ndërsa këto kanë filluar të fitojnë miliarda, sa vjen e më pak njerëz punësohen. Instagram, iu shit Facebook-ut në vitin 2012 për 1 miliard dollarë, me vetëm 30 njerëz të punësuar në atë kohë.

Sipas studimit 72 % e britanikëve tani besojnë se punojnë në mënyrë më efikase në shtëpi, dhe se 63 % kanë nevojë për një rrjet Wi-Fi për të kompletuar detyrat e tyre, jo keq për një teknologji që është standardizuar vetëm 10 vite më parë. Në një intervistë, analisti Brynjolfsson thotë “Teknologjia ka qenë gjithmonë shkatërruesja e vendeve të punës dhe gjithmonë ka krijuar vende pune për 200 vitet e fundit, por duke filluar në vitet 1990 kjo ka ndryshuar. Ne mendojmë se ky duhet të jetë fokusi i politikëbërësve, për ta kuptuar si ta trajtojnë atë. ”

BBC gjithashtu raportoi para një muaji me tone të zymta, se “robotët kanë ardhur për të vjedhur punën tonë. Ata përdoren në mjekësi, në hartimin e ligjeve dhe në të gjithë industrinë e automobilave”.

Një fabrikë kineze, Hon Hai, ka shpallur planin për të zëvendësuar 500.000 punëtorë me robotë në tre vite për avokatët, kirurgët dhe punonjësit e sektorit publik.

Opinioni mbetet i ndarë mbi ndikimin dhe të ardhmen e inovacionit teknologjik në tregun e vendeve të punës, si dhe pabarazisë të pasurisë. The Economist thotë, se qeveritë kanë përgjegjësi për të përtërirë arsimin, tatimet dhe përqafimin e progresit, ndonëse zgjidhjet nuk janë të dukshme ose të pasigurta.

   

581 herë e lexuar, 2 herë sot

  

Një përgjigje tek “47% e vendeve të punës do të automatizohen deri në 2034”

  1. juliano23/01/2014 @ 13:04

    ndoshta politika duhet tu rrise taksat shume me teper atyre kompanive qe punojne te kompjuterizuara dhe te lehtesoje ata qe punesojne humanet.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

  • Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për […]

total