Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

Këshilla të dobishme 12/01/2018

Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë.

Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica mund t’i zbatojnë ato. Shtëpia juaj nuk mund të duket si një faqe katalogu i West Elm, por megjthatë do të duket këndshëm.

 

Rregulli i numrave të veçantë

Projektimi me numra të veçantë si një ide bazë mund të krijojë harmoni dhe interes vizual, shpjegon dizajnerja Cecilia Walker: Ideja themelore është se detajet dhe objektet që janë rregulluar ose grupuar në numra të vacantë janë më tërheqës, të paharrueshëm dhe më efektiv.

Kjo ndihmon në krijimin e grupimeve të objekteve në lartësi të ndryshme, forma dhe cilësi. Por në të njëjtën kohë, duhet të ketë diçka të ngjashme rreth tyre, që të grupojë artikujt së bashku.

Shikoni imazhin e mësipërm si shembull. Tre vazo, të gjitha me lartësi të e ndryshme, por materialet kryesore janë të ngjashme dhe lidhen nga siperfaqja e xhamit, gjithsesi ekzistojnë dallime delikate në elementet: rërën, ujin dhe bimët.

 

Gjeni pikën qendrore të dhomës suaj

Pika qendrore e dhomës është veçoria më e theksuar e saj. Është gjëja që sytë tuaj tërheqin natyrshëm kur ecni nëpër dhomë. Dhe gjithçka rreth pikës qendrore e nderon.

Nëse nuk dini se si të filloni dekorimin e një dhome, gjetja e pikave të saj qendrore është një fillim i mirë. Shumë dhoma i kanë pikat qendrore të qarta: një dritare e madhe me pamje panoramike, ose një oxhak. Nëse dhoma juaj nuk ka një pikë qendrore të integruar, ja disa këshilla krijimin e një të tillë:

  • Lyeni një mur me një ngjyrë të ndryshme, pastaj plotësojeni me vepra arti ose rafte, thotë projektuesi Coral Nafie.
  • Vendosni se për çfarë doni ta përdorni dhomën, pastaj krijoni një pikë qendrore rreth saj. Për shembull, nëse dëshiron ta përdorësh për të lexuar, do të kesh një raft librash si pikën qendrore.
  • Mund të përdorni një punim artistik si një pikë qendrore, apo një pasqyrë të madhe.

Pasi të keni gjetur pikën qendrore, dekoroni rreth saj. Përdorni ngjyrën e tij kryesore nëpër elementët e pjesës tjetër të dhomës. Në shembullin e mësipërm, pika qendrore – oxhaku – është e bardhë. Muret e kuqe e shquajnë më tepër ngjyrën e saj, dhe qirinjtë e bardhë, orkideja dhe vazot në të gjithë dhomën “nderojnë“ oxhakun.

Gjithashtu mund ta kornizoni atë. Në foto, vazot, dritaret dhe sofat i shërbejnë këtij qëllimi. Një oxhak është i lehtë të kornizohet, pasi zakonisht ka një mantel. Ju mund të shtoni dekor mbi mantelin. Nëse pika juaj qendrore është një dritare e madhe me pamje panoramike, mund të caktoni orenditë tuaja për ta nxjerrë në pamje atë.

Pika qendrore është thelbi i paraqitjes së dhomës suaj. Nuk duhet të jetë mesi i saktë i dhomës, edhe pse ky është rasti i zakonshëm në shumë shtëpi. Pika qendrore e një dhome të gjallë është vendi ku uleni: tryeza e kafesë ose tryeza e qendrës, rregullimet rreth saj. Mendoni sikur të jetë spiranca e dhomës.

 

Rregullat bazë të matjes

Kur është fjala për perde të varura ose për rregullimin e mobiljeve, shumica prej nesh e matin me sy si duket. Por duhen bërë matje specifike për dekorimin. Ja disa masa të përgjithshme që duhen mbajtur në mend:

  • Distanca e tryezës së kafes : Lini të paktën 40 – 50 cm mes tavolinës të kafes dhe sofave, thotë dekoratorja Maria Killam .
  • Tablotë e varura: Kur varni një tablo, vendosni qendrën e saj në nivelin e syrit, i cili në përgjithësi është 150 – 170 cm nga dyshemeja, thotë Driven By Decor. Kur varni tablo mbi divanin tuaj, sigurohuni që nuk është e gjerë më shumë se 2/3 e gjerësisë së divanit. Gjithashtu duhet të lini 25-30 cm hapësirë ​​midis tablosë dhe mobiljeve
  • Perdet e varura: është tipike që perdet të dalin jashtë në të dyja anët e dritares tuaj rreth 5-8 cm. Për lartësinë, duhet të vendosni shufrat e perdeve 10 cm mbi dritaren. Nëse doni që dritaret tuaja të duken më të gjera ose më të gjata mund të shkoni përtej standardit 10 cm, por mos e kaloni 20 cm. Për të krijuar iluzionin e gjerësisë, ndjehuni të lirë të thyeni standardin deri në 30 cm në të dyja anët.
  • Largësia nga televizori: Sa larg duhet të jetë televizori nga divani, kjo varet nga madhësia e tij. Shumëfishoni madhësinë diagonale të televizorit tuaj me dy, pra nqs. keni një televizor 32” ose 80 cm, duhet të jetë 160 cm larg divanit.

Për qilimin ose tapetin, ka tre rregulla bazë që mund të ndiqni:

  • Nëse një qilim është mjaft i madh, mund të vendosni të katra këmbët e mobiljeve mbi të. Por duhet të lini 30-40 cm sipërfaqe të dyshemesë në të katër anët e qilimit, thotë dekoratori Houzz.
  • Nëse keni një hapësirë ​​më të vogël, mund të zgjidhni një qilim të vogël dhe ta largoni nga të gjitha këmbët e mobiljeve tuaja.
  • Shumë dizajner zgjedhin të vënë vetëm dy këmbët e para të mobiljeve në qilim. Kjo mund të lidhë gjithçka dhe të krijojë ndjenjën e hapjes.

Përsëri, mos kini frikë të thyni këto rregulla, nuk është e thënë të funksionojnë gjithmonë, por janë udhëzime të mira për t’u ndjekur.

 

Konsideroni hapësirën tuaj negative

Ndonjëherë, më pak është më shumë. Në dizajn, hapësira negative është zona që nuk përdoret nga asnjë objekt. Zakonisht, kjo është zona e bardhë e mureve. Tentimi për të mbushur çdo hapësirë nuk është i  mirë, sepse ndonjëherë hapësira negative flet vetë.

Dekorimi me hapësirën ​​negative mund të jetë pak i komplikuar, por ka disa mënyra që çdokush mund t’i përdorë:

  • Shmangni rrëmujën . Kjo është ndoshta mënyra më e mirë dhe më e zakonshme për të krijuar më shumë hapësirë ​​negative. Disa gjëra mund të përshtaten në mënyrë të përkryer me tryezën tuaj, por kjo nuk do të thotë se është e nevojshme. Lini një hapësirë ​​negative në dhomë.
  • Bëje me një qëllim. Sigurohuni që hapësira negative i shërben një qëllimi. Ju mund të lini një hapësirë ​​bosh për të nxjerrë në pah një zonë të zbukuruar afër, ose ndoshta hapësira negative krijon një dizajn interesant.
  • Vlerësoni format. Dy forma të kundërta mund të krijojnë një hapësirë ​​të çuditshme ose interesante: një tavolinë kafeje e lakuar mund të zbusë linjat e ashpra të hapësirave negative të krijuara nga sofat këndore dhe karriget në një dhomë katrore. Ky plan hapësinor nuk mund të funksionojë në dhoma të vogla, të cilat përqëndrohen buzë tryezës së rrumbullakët shumë afër divanit për ulje të rehatshme.

Nuk ka pse të kërkoni vende ku mund t’i hiqni gjërat, por vende që duken të mira edhe kur janë bosh.

 

Zgjidhni ndriçimin e duhur

Ndriçimi mund të jetë një kapitull i tërë në vetvete, por po supozojmë se nuk doni të investoni shumë për këtë. Tre llojet themelore të ndriçimit janë:

  • Ambjenti: I quajtur edhe ndriçim i përgjithshëm, ka për qëllim të ndriçojë në mënyrë të barabartë një dhomë.
  • Selektiv: Ndriçimi selektiv ka për qëllim të ndriçojë një zonë të veçantë. Një llambë në dhomën e ndenjes mund të ndriçojë një zonë leximi. Dritat në një kuzhinë shërbejnë si dritë vetëm për sipërfaqen e gatimit.
  • I theksuar: Ndriçimi i theksuar ka për qëllim të nxjerrë në pah një objekt të veçantë. Për shembull, spotet që mund t’i vendosni mbi një pikturë.

Shtimi i ndriçimit të llojeve të ndryshme mund t’ju japë dimensione të tjera. Filloni me ndriçimin e ambjentit (të përgjithshëm) në secilën dhomë, pastaj merrni parasysh se si mund të përdorni ndriçimin selektiv dhe të theksuar.

Përtej këtyre rregullave të thjeshta themelore, ndoshta do të dëshironi të bëni shtëpinë tuaj të ketë karakterin e vet. Këto udhëzime ju ndihmojnë të filloni, por ju duhet ta përshtatni dekorimin tuaj sipas shijeve dhe preferencave tuaja. Mos kini frikë t’i thyeni këto rregulla nëse iu besoni instinkteve tuaja, asaj që duket më drejtë për ju.

931 herë e lexuar, 0 herë sot

50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

Këshilla të dobishme 11/01/2018

  1. Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.

 

  1. Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt palëve të treta.

 

  1. Zhvillues i aplikacioneve. Nëse pëlqeni kompjuterat dhe programimin, ky mund të kthehet në një biznes për ju. Gjithçka duhet të bëni është të uleni dhe të krijoni/zhvilloni programe.

 

  1. Servis aparatesh. Është si një zanatçi tradicional por me një zonë më kufizuese. Në rast se ju pëlqen të riparoni gjëra, kjo është puna e duhur për ju.

 

  1. Blogimi. Nëse doni të shkruani, por nuk doni të jeni të pavarur, ju mund të gjeni blogun tuaj tërheqës dhe të kontriboni për të. Ka shumë mundësi të ardhurash nga blogimi, duke përfshirë partneritetet, sponsorizimin, shitjet e produkteve dhe reklamat.

 

  1. Shërbimi i planifikimit të biznesit. Shumë njerëz nuk kanë kohë për të planifikuar një biznes, kështu që puna juaj është ta transformoni idenë e tyre në një plan biznesi.

 

  1. Shërbimi Catering. Kjo punë mund t’ju përshtatet shumë mirë nëse jeni të apasionuar për ushqim. Njerëzit gjithmonë do ta urdhërojnë shërbim catering, është sin jë restorant që vjen tek ju.

 

  1. Kujdestar për fëmijët. Shumë prindër janë duke kërkuar zgjidhje për kujdesin ndaj fëmijëve. Mund të kërkoni edhe një mënyrë për të qëndruar në shtëpi me fëmijët tuaj, duke fituar edhe para.

 

  1. Shërbim pastrimi. Mund të zgjidhni shërbimin e pastrimit që dëshironi të filloni (makina, rroba, shtëpi) ose të gjitha.

 

  1. Riparimi dhe mirëmbajtja e kompjuterit. Kompjuterët janë të shtrenjtë dhe njerëzit mbështeten tek ta për të punuar. Pra, kur ata prishen është puna juaj për t’i rikthyer në punë normale.

 

  1. Trajnime kompjuterike. Jo të gjithë e dinë se si të përdorin një kompjuter, apo se sa i dobishëm mund të jetë. Kështu mund të jesh mësuesi i tij/saj. Ndihmoni ata që të ndihmoni veten.

 

  1. Krijues i shkrimeve me përmbajtje të caktuar (copywriter). Kjo punë i referohet atyre që kanë një përvojë sado të shkurtër për postimet e blogut, artikuj dhe çdo gjë që një klient ka nevojë.

 

  1. Shërbimi i futjes së të dhënave (operator). Ajo që duhet të bëni është të hidhni informacion nga letrat ose librat në kompjuter, duke përdorur tastierën, skanerin, etj.

 

  1. Shitës online. Blej gjërat dhe i rishet ato në online (Ebay, Etsy, etj).

 

15. Shërbimet editoriale. Këtu janë disa nga shërbimet editoriale që mund të ofroni nga shtëpia juaj:

  • Kopjimi – përmirësoni stilin, saktësinë ose tekstin e një artikulli, blog
  • Korrigjim – shënon gabimet e shkrimtarit
  • Indeksimi – tregon ose udhëzon në një referencë
  • Shkrimi i Ghost – shkruar në vendin e dikujt tjetër, pa marrë ndonjë meritë
  • Copywriting – shkruan përmbajtje për informacion, edukim, promovim, etj
  • Shkrimi i librit – shkruan libra
  • Shkrimi i artikujve të revistës – shkrimi i artikujve për revista me qëllime të ndryshme
  • Ofruesi i përmbajtjes së faqeve në internet – bën një faqe interneti më tërheqëse dhe më të dobishme

 

  1. Riparimi i pajisjeve elektronike. Ky biznes është i ngjashëm me biznesin e riparimit të kompjuterave, por përfshin të gjitha llojet e pajisjeve elektronike përveç kompjuterëve.

 

  1. Kopshtar. Kujdesi për kopshtet e njerëzve, lulet dhe bimësinë.

 

  1. Hartues i Granteve. Përgjegjësia juaj do të jetë që të kujdeseni për të gjitha aktivitetet e nevojshme për të përgatitur, dorëzuar dhe menaxhuar propozimet për grante.

 

  1. Punonjës për shërbime shtëpiake. Nëse ju pëlqen të ndihmoni njerëzit dhe si të riparoni gjëra të ndryshme të shtëpisë, ky është biznes për ju.

 

  1. Kujdestar për fëmijët në shtëpi (babysitter). Personi ideal për këtë punë duhet të dojë foshnjat, sepse ky përshkrim i punës kërkon kujdes për foshnjet e vogla.

 

  1. Konsulent imazhi. Puna e një konsulenti të imazhit është të përmirësojë pamjen, reputacionin e një personi ose të një kompanie dhe t’i ndihmojë ata të ndikojnë në fushën e tyre.

 

  1. Rimbushja e tonerave. Në ditët e sotme të gjithë zotërojnë një printer dhe tonerat e rinj janë shumë më të shtrenjtë se mbushja e një ekzistuesi.

 

  1. Projektues i brendshëm (interior design). Nëse keni ndonjë ide për dizajn, modë apo art dhe nëse imagjinata juaj është krijuese, kjo mund të jetë një punë për ju.

 

  1. Hulumtues i internetit. Një studiues i internetit zbulon internetin për informacione të ndryshme, të cilat ju nevojiten individëve ose kompanive që ju duhen specialistë ose shumë burime për t’i gjetur.

 

  1. Krijimi i një faqe interneti për komunitetin lokal. Ju mund të krijoni një faqe interneti për komunitetin tuaj lokal me një përmbajtje të nevojshme dhe interesante, ku njerëzit mund të vendosin reklama ose ndonjë informacion të dobishëm.

 

  1. Terapist masazhesh. Ndihmoni njerëzit të relaksohen duke përdorur teknika të ndryshme të masazhit.

 

  1. Riparimi i celularit. Riparimi i celularëve mbulon kaq shumë zona: nga përshtatja tek makinat deri tek sinkronizimi me kompjuterin. Nëse keni aftësi për të ndrequr gjërat dhe nuk keni ndërmend ta humbni atë kot, mund të keni gjetur mundësinë e përsosur të biznesit.

 

  1. Shërbim transporti. Jo të gjithë zotërojnë një makinë, sidomos një makinë të mjaftueshme për të zhvendosur të gjitha gjërat e tyre nga një shtëpi në tjetrën, kështu që mund ta oroni këtë shërbim.

 

  1. Leksione muzikore. Nëse jeni të mirë në të kënduar ose luani në ndonjë instrument, shanset janë se ekziston dikush që dëshiron të mësojë nga aftësitë tuaja.

 

  1. Nutritionist (dietolog). Si nutritionist ju ndihmoni njerëzit të humbasin, fitojnë ose mbajnë peshën e tyre duke ndryshuar dietën dhe stilin e jetës.

 

  1. Ndërmjetësi i prurjeve në internet. Ideja është që ju do të sillni klientë tek bizneset e prezantuara në internet nëpërmjet faqeve apo profileve të tyre. Çdo biznes po kërkon klientelë shtesë dhe shumica dërrmuese e bizneseve janë gjithashtu të gatshëm të paguajnë mirë për këtë.

 

  1. Fermë organike / serë. Zotërimi i një ferme organike ose një sere është një sipërmarrje me klientë potencialë. Ju mund t’i ndihmoni njerëzit të hanë shëndetshëm dhe të fitoni para në të njëjtën kohë.

 

  1. Kuzhinier personal. Shumë njerëz, sipërmarrës apo jo, nuk dinë si të gatuajnë, ose janë shumë të zënë, kështu që ata kërkojnë ndihmë dhe punësojnë një kuzhinier personal.

 

  1. Trajner personal. Një trajner personal është përgjegjës për të ndihmuar një person të ushtrojë dhe të mbajë një mënyrë jetese të shëndetshme.

 

  1. Kontroll ndaj dëmtuesve/parazitëve. Mbani zyra, bimë dhe shtëpi të pastra dhe pa dëmtues.

 

  1. Kujdestar për kafshë. Kjo punë i përshtatet dashamirësit më të mirë të kafshëve. Është si babysitting, por për kafshët shtëpiake.

 

  1. Menaxher i projektit. Një menaxher projekti mbikëqyr planifikimin e projektit, përcjellë afatet dhe siguron që çdo objektiv është plotësuar dhe të gjithë po bëjnë punën e tyre.

 

  1. Agjent i pasurive të patundshme. Ky person është i përfshirë në shitjen ose dhënien me qira të shtëpive, banesave ose ndërtesave.

 

  1. Hartues për Rezyme / CV. Puna e një hartuesi të rezymeve përbëhet nga shkrimi i një CV për punëkërkuesit.

 

  1. Konsulent shitës. Ideja e një konsulenti të shitjes ndihmon njerëzit të blejnë atë që i përshtatet më mirë, si dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë.

 

  1. Kujdestar për të moshuarit. Përshkrimi i punës për këtë punë konsiston në marrjen e kujdesit për të moshuarit dhe nevojat e tyre.

 

  1. Konsulent SEO. Një konsulent SEO ju udhëzon përmes gjithçkaje që duhet të dini, në mënyrë që të rritni praninë tuaj në internet.

 

  1. Marketingu i mediave sociale. Ndihmoni kompanitë të krijojnë një platformë online të ndjekësve në shënjestër për mediat sociale.

 

  1. Ofruesi i shërbimit të përkthimit. Bëni përkthime nga dhe në çdo gjuhë që kërkohet.

 

  1. Trajnim / Mentor. Ka shumë fusha të jetës sonë ku mund të përdorim pak ndihmë për t’u përmirësuar, duke përfshirë artin, aftësitë kompjuterike, organizimin, gatimin etj. Nëse jeni të aftë në një fushë të caktuar, ku njerëzit e tjerë kanë probleme dhe duan të japin mësim, ato aftësi mësimore ose mësimdhënie mund të jenë thirrja juaj.

 

  1. ​​Zhvilluesi i kurseve online. Zhvilloni kurse trajnimi në internet, që secili nga njerëzit në mbarë botën t’i njohë aftësitë që keni për të ndarë.

 

  1. Call Center virtuale. Filloni Call Center nga shtëpia juaj si një freelancer.

 

  1. Zhvilluesi i faqeve të internetit. Krijon ose optimizon faqet e internetit

 

  1. Planifikues martese. Një projektues i dasmës kujdeset për gjithçka që përfshin gjithë ngjarjen, deri në detajet e fundit.

 

  1. Yll i YouTube. YouTube është përdorur nga miliona njerëz, kështu që është një nga vendet më të mira për të reklamuar. Duke qenë një yll në YouTube, do të kontaktoheni nga shumë klientë potencialë.

2934 herë e lexuar, 6 herë sot

15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

Këshilla të dobishme 10/01/2018

Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka nxjerrë produkte të reja, apo ka fituar ndonjë çmim. Hulumtoni për kompaninë nëpërmjet blogjeve, publikimeve, studimeve etj. Përdoreni këtë informacion për të treguar njohuritë tuaja të pozitës aktuale të kompanisë në treg dhe synimin e saj për të ardhmen.

Rishikoni CV-në. CV-ja juaj është përzgjedhur për një arsye. Edhe po të keni dorëzuar një kopje dixhitale, mos harroni të sillni një kopje të printuar për intervistë. Rilexoni përshkrimin e punës përpara intervistës tuaj, për të ndërtuar një argument bindës që shpjegon se si përvoja juaj e mëparshme ju bën një kandidat potencial për këtë rol, në këtë kompani.

Gjithmonë tregohuni të ndershëm, konçizë dhe mos “tregoni me gisht” punëdhënësit e mëparshëm. Shpjegoni raportet që keni me ndershmëri dhe besim. Pas shqyrtimit të CV-së, ka të ngjarë të vijë radha e pyetjeve nga intervistuesit. Shumë herë edhe intervistuesit nuk e dinë se cila përgjigje mund të jetë e drejtë, ose pranojnë se nuk ka përgjigje të drejtë, kështu që mos u bëni nervoz.

Ja një listë me 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune:

  • Cilat janë pikat tuaja më të forta?
  • Cilat janë pikat tuaja më të dobëta?
  • Pse jeni të interesuar për të punuar për kompaninë tonë?
  • Ku e shihni veten pas pesë viteve? Dhjetë viteve?
  • A jeni të gatshëm për t’u zhvendosur?
  • A jeni të gatshëm për të udhëtuar?
  • Më tregoni një arritje tuajën.
  • Më tregoni për një rast kur keni bërë një gabim.
  • Si e ëndërroni punën tuaj?
  • Si keni dëgjuar për këtë pozicion?
  • Na flisni rreth fillimeve tuaja.
  • Diskutoni për formimin tuaj arsimor.
  • Përshkruaj veten.
  • Më tregoni se si e trajtoni një situatë të vështirë.
  • Pse duhet t’ju punësojmë ju?

916 herë e lexuar, 0 herë sot

Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

Info-Treg 09/01/2018

Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.

 

Njohja është e nevojshme

Hapi i parë në procesin e blerjes së konsumatorit është nevoja e njohjes. Kjo është pika në të cilën një konsumator bëhet i vetëdijshëm për një nevojë funksionale ose emocionale. Brenda strategjisë suaj të marketingut, është e zakonshme që të përfshihet theksimi në stimulimin e ndërgjegjësimit të nevojës për të orientuar  blerësit në drejtimin e markës suaj. Reklamat e restoranteve që theksojnë ndjeshmërinë njerëzore të urisë dhe më pas paraqesin imazhet vizive të ofertave ushqimore, përpiqen të provokojnë shikuesit që të lidhin nevojën për ushqim me përvojën e restorantit. Në mënyrë të ngjashme, strategjitë e marketingut të drejtpërdrejtë dhe të shitjes personale janë të dobishme për t’u shfaqur përpara klientëve nevojën për njohje.

 

Kërkimi i informacionit

Pasi konsumatorët të kuptojnë të nevojshmen, ata zhvillojnë një gjykim dhe fillojnë të krahasojnë opsionet mbi kritere të rëndësishme. Kjo është një fazë kyçe për tregtarët që duan të bindin blerësit, se zgjidhja e tyre ofron vlerën më të mirë për një nevojë të caktuar. Planet e marketingut përfshijnë formulimin e një strategjie pozicionimi. Ky është imazhi i veçantë që krijoni me klientët e synuar, duke theksuar se pse përfitimet tuaja janë më të larta se opsionet konkurruese. Në tregjet shumë konkurruese, pozicionimi efektiv dhe zhvillimi i markës është kritik në prekjen e klientëve gjatë proceseve të kërkimit.

 

Blerja dhe përvoja

Mbajtja e klientit dhe besnikëria janë kritike në strategjitë e marketingut për kompanitë që kërkojnë sukses afatgjatë. Kështu, sigurimi i një eksperience të fortë blerjeje që përfshin garancitë, dërgesat, instalimet dhe premtimet mbështetëse, është pjesë përbërëse e marketingut. Gjithashtu, gjatë hapit të zbatimit të procesit të blerjes, ndjekja e reklamimit përforcues, programet e besnikërisë dhe përpjekjet për shitjen shtesë ndihmojnë në ndërtimin e besnikërisë dhe rritjen e të ardhurave nga konsumatorët.

 

Mënyrat e vendimit

Bazuar në një kombinim të nivelit të rëndësisë dhe nivelit të përvojës në një situatë blerjeje, blerësit në përgjithësi marrin një vendim në një prej katër perspektivave:

  1. zgjerimi i zgjidhjes së problemeve,
  2. zgjidhja e problemeve të kufizuara,
  3. blerja e zakonshme ose
  4. besnikëria e markës.

Strategjitë e marketingut në kategori konkurruese të ofertave zakonisht kanë të bëjnë me zgjidhjen e zgjatur të problemeve. Kjo do të thotë që klientët në mënyrë aktive vazhdojnë të kërkojnë e kërkojnë sa më shumë informacione për opsionet dhe përfitimet. Zgjidhja e kufizuar e problemeve përfshin blerjet më pak të rrezikshme ose artikujt e përditshëm. Mesazhet vizuale janë më të zakonshme. Kompanitë shpesh përdorin “programet e besnikërisë” për të mbajtur marrëdhënie me klientët kryesorë, besnikë. Blerësit e përhershëm blejnë një markë të caktuar në mënyrë rutinore, pa një mendim të ndërgjegjshëm. Ata janë një fushë beteje për të dyja: markat që po blejnë dhe konkurrentët që përpiqen të ndikojnë me një propozim më të fortë të vlerës.

 

Përgatiti: B. Çollaku

802 herë e lexuar, 1 herë sot

Si të përgatiteni për një intervistë pune?

Këshilla të dobishme 08/01/2018

Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës

Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit. Vazhdo leximin …

3561 herë e lexuar, 2 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]