Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Marketingu Online për Hotelet

Këshilla të dobishme 23/05/2017

Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm dy dhoma që i jepni me qira për pushime, një hostel të vogël, çadra kampingu, apo një hotel me 3 yje: ju keni nevojë të bëni marketing online për të komunikuar me ata që janë duke planifikuar pushime, në mënyrë që të bëhen klientët tuaj. Ndryshe nga një biznes i zakonshëm që shet produkte apo shërbime gjatë gjithë vitit dhe klientët i kalojnë pranë dyqanit apo zyrave të shitjes, pushuesit zakonisht janë larg hotelit tuaj dhe kërkojnë produktin që shisni në një periudhë të caktuar. Kështu që, mënyra më efikase për të bërë të njohur produktin tuaj para klientëve potencialë është MARKETINGU ONLINE, kjo është gjithashtu edhe mënyra më e lirë.

Më poshtë kemi renditur disa pika orientuese për të ndërtuar një fushatë marketingu online, e cila do t’ju ndihmojë të prezantoni aty ku duhet produktin tuaj (dhoma plazhi, hotele, resorte etj) për ta kthyer në një marrëdhënie të sigurtë dhe afatgjatë me klientin e mundshëm.

 

Të njohësh klientin

Para se pushuesit të rezervojnë pushimet e ardhshme, ndoshta do të kenë bërë disa kërkime për të zgjedhur hotelin apo resortin e duhur për ta. Nëpërmjet 100oferta.com, Facebook, Instagram, Twitter dhe Tripadvisor ju keni mundësinë të ndikoni në mënyrën se si klienti percepton hotelin tuaj para se të vendosë të rezervojë.

Përcaktoni saktë produktin që ofroni dhe llojet e klientëve që dëshironi të vizitojnë hotelin tuaj. A vjen klienti juaj për biznes, aventurë, një fundjavë, pushime të shkurtra apo pushime të gjata me familjen? A duhet të prezantoni një atmosferë romantike apo të mbushur me aventura, ekonomike apo luksoze? Mënyra e prezantimit që vendosni në fillim do të përdoret në të gjitha platformat e mediave sociale, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes mesazhet tuaja që nga fillimi.

Pasi të keni ngushtuar këtë demografik, inkurajoni klientët që të përfshihen në postimet tuaja tek 100oferta.com, Facebook, Instagram apo Twitter. Shpërblejini ata duke ofruar zbritje për produktet dhe shërbimet. Nëse ata kanë një blog udhëtimi, ju kërkoni që të shkruajnë për hotelin tuaj, kundrejt një zbritje të mëtejshme. Nëse nuk kanë një blog udhëtimi mund t’ju propozoni për të postuar një vlerësim në TripAdvisor.

 

  1. Marketingu në 100oferta.com

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Tek 100oferta.com ju keni dy mundësi të shkëlqyera për të prezantuar produktet tuaja:

  1. duke postuar oferta tek kategoria “Dhoma plazhi“, “Shtëpi pushimi”, ose “Pushime, Akomodim” dhe;
  2. duke promovuar biznesin tuaj tek blogu “Promovim”.

Për më tepër të dyja këto mundësi fantastike ofrohen FALAS nga 100oferta.com, duke u prezantuar para një audience të gjerë të shqiptarëve kudo nëpër Botë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e disaporë. Çdo ofertë e re, apo shkrim promovues përhapet automatikisht edhe në rrjetet sociale (100.000+ ndjekës). Nëse klienti juaj i ardhshëm është duke kërkuar me fjalët kyçe “pushime në Shqipëri”, apo “Kerkoj dhoma plazhi me qira”, etj. terma si këto, ka më tepër se 80% mundësi, që oferta apo shkrimi juaj të lexohet prej tyre dhe nëpërmjet tij të vizitojnë edhe webin tuaj. 100oferta.com gjithashtu përmban një kuti kërkimi, e cila është efikase dhe e shpejtë. Përpara një audience prej 18.000 vizitorësh në ditë, me mesatarisht 42.000 oferta të lexuara në ditë, suksesi për ju është i sigurt.

 

  1. Marketingu në Facebook

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Facebook është një vend ideal për të ndarë me të afërmit mesazhe, foto dhe video nga pushimet e tyre, para dhe pas udhëtimit. Kjo është mundësia juaj për të treguar se si hoteli apo resorti juaj, do t’i bëjë pushimet e tyre më të mirat që kanë pasur ndonjëherë.

Ju mund të pyesni klientë të ngazëllyer për hotelin tuaj, ose të krijoni lidhje përmes fotografive, videove në faqen tuaj. Jan disa mënyra për të krijuar një faqe të suksesshme në Facebook për të shtuar klientë të rinj dhe për të ri-fituar ata të mëparshmit:

  1. Zgjidhni një foto për Cover, me pamje të plotë dhe përshkruese – Një fotografi vlen sa një mijë fjalë, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes foton tuaj Cover. Zgjidh një foto bazuar në vendndodhjen, sezonin kryesor dhe atë që e bën hotelin tuaj të veçantë, sepse ky është imazhi më i dukshëm në faqen tuaj dhe gjëja e parë që njerëzit do të shikojnë. Duhet t’ju tregojë vizitorëve potencialin.
  2. Tregoni sa më shumë fotografi të jetë e mundur – Përdorni edhe fotografitë e qytetit tuaj për t’u krijuar një ide pushuesve për pushimet që do të kenë. Tregojuni atyre se ju jeni mikpritës gjatë gjithë kohës dhe kujdeseni për ta edhe kur nuk qëndrojnë në hotel. Krijoni albume me shumëllojshmëri të fotografive nga profesionistë që shfaqin hotelin dhe qytetin në dritën më të mirë.
  3. Krijoni oferta të veçanta ose promocione – Ju mund t’u ofroni klientëve stimuj të veçantë për të bërë “Like” faqen tuaj, si p.sh. zbritje për akomodimin e ardhshëm, që të inkurajoni klientët për produktin që shisni.

Cilat janë disa mënyra që mund ta bëni këtë?

  • Krijoni një konkurs dhe ftoni përdoruesit për të futur emrin dhe adresën e-mail.
  • U kërkoni atyre të ndajnë këtë garë me miqtë e tyre në Facebook për më shumë mundësi shtesë për të fituar.

 

  1. Marketingu në Instagram

    ⭐⭐⭐⭐

Instagrami është një mjet i fuqishëm marketingu dhe mund të ketë rezultate të shkëlqyera nëse përdoret siç duhet. Hashtags janë një komponent kyç në përdorimin e Instagramit.

  1. Hashtaget trendi mund të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin e hotelit ose resortit tuaj – Mund të ketë raste të veçanta që ju dëshironi më shumë klientë në hotelin tuaj në një periudhë të caktuar, për një event të caktuar, p.sh. koncerte live, festa etj. Promocione të veçanta si këto inkurajojnë klientët e tjerë nëse dëshirojnë të marrin pjesë në këto evente.
  2. Hashtaget e veçanta mund të përdoren për klientë të veçantë – Nëse hoteli ndodhet në një vend të famshëm të bregdetit si Uji i Ftohte, ju mund të përdorni një hashtag specifik si #UjiFtohte. Gjatë planifikimit të një udhëtimi në një vend të caktuar, vizitorët potencialë do të kërkojnë nëpërmjet hashtagut të vendndodhjes, çka ju jep një mundësi të mrekullueshme për të shfaqur hotelin tuaj dhe t’u drejtoheni atyre.

 

  1. Marketingu në Twitter

    ⭐⭐⭐

Twitter ndoshta nuk është shumë i parapëlqyer për shqiptarët, por mbetet një nga rrjetet sociale kryesore për të huajt. Twitter e bën të lehtë për klientët, që të ndajnë përvojat e tyre me miqtë, duke sjellë referenca. Ai gjithashtu siguron një dritare prezantimi për t’u ekspozuar klientëve atë që hoteli juaj ka për të ofruar.

  1. Përfshini në një link (lidhje) me ofertat aktuale- Kjo varet nga vendet bosh që keni në dispozicion dhe datat që kërkoni të rezervohen.
  2. Pasqyrimi i ngjarjeve që ndodhin në qytet – Ka ndonjë festë apo ngjarje të veçantë në qytet? Shpërndani informacion rreth ngjarjes: një koncert, festival, promovim, inagurim etj.
  3. Ofroni shërbime për facilitetet e ofruara edhe jashtë dhomave të hotelit – Ndoshta keni një sallon, spa, restorant apo pishinë. Ndërtoni oferta vetëm për to, në mënyrë që klientët të vijnë sa më pranë hotelit tuaj. P.sh. 50% ulje për SPA, drekoni çift dhe paguani për një, ejani të shihni finale në barin tonë dhe shijoni një birrë falas, etj.

 

  1. Marketingu në Tripadvisor

    ⭐⭐⭐

Tripadvisor është një mjet popullor i përdorur nga turistët për të përcaktuar se ku të shkojnë, ku të qëndrojnë, ku të hanë dhe cilat vende të vizitojnë, gjithashtu iu jep atyre një mundësi për të ndarë mendimet dhe vlerësimet e tyre në lidhje me produktet e udhëtimit. Klientët ofrojnë rishikime të paanshme të hotelit tuaj, ngarkojnë fotot e tyre, votojnë pro ose kundër renditjen tuaj të hotelit, rekomandojnë miqtë etj.

Përveç turistëve, çdo hotel ose resort mund të krijojë një përshkrim të personalizuar, shërbimet e ofruara, çmimet, facalitetet dhe të ngarkojë fotot. Hoteli juaj do të renditet në një listë që përbëhet nga disa kategori: romantike, miqësore, familje, biznesi ose luksi.

Ju nuk mund të jeni në krye të listës së të gjitha hoteleve, por mund të jeni në kategori të caktuara. Theksoni ato pika që ju veçojnë nga hotelet e tjera. Ekziston edhe një opsion ku klientët mund të shikojnë çmimet dhe disponueshmërinë për rezervime. Për këtë arsye, po aq e rëndësishme është që çmimi juaj të jetë i saktë dhe i azhornuar sipas sezoneve.

 

Ky shkrim u publikua fillimisht tek lidhje.net 

 

556 herë e lexuar, 0 herë sot

Profil i verifikuar nga 100oferta

Produkte nga 100oferta.com 05/05/2017

Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com.

Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me përdoruesit e 100oferta.com dhe mban përgjegjësi për çdo informacion të postuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com.

Nëse je një postues (biznes apo individ) i ofertave, është shumë e rëndësishme (jo e detyrueshme) të verifikosh profilin tek 100oferta.com, sepse je më i besueshëm dhe poston ofertat direkt pa pritur aprovimin. Verifikimin mund ta bëni thjesht duke dërguar një mesazh nga Viber, WhatsApp ose SMS në numrin:

0686060100

me tekst:

Verifiko: Emër  përdoruesi

(emër përdoruesi = emri që përdorni për të hyrë tek 100oferta.com)

Kërkesa për verifikimin e profilit do të shqyrtohet, duke patur parasysh zbatimin e RREGULLORES nga postuesi dhe përgjegjësinë ndaj vizitorëve që e kanë kontaktuar për ofertat e publikuara. Statusi i profilit të verifikuar mund të hiqet përsëri nëse vërehen shkelje të rregullores.

Verifikimi i profilit është gjithashtu FALAS!

Duke verifikuar profilin tuaj tek 100oferta.com fitoni avantazhe që ju dallojnë nga postuesit e tjerë dhe njëkohësisht fitoni kohë:

  1. Bëhu i besueshëm, duke shënuar çdo ofertë që postoni me një shenjë, që tregon se ju keni një profil të verifikuar, dhe;
  2. Poston direkt pa pritur aprovim nga administratori, pa humbur asnjë sekondë të vlefshme.

Pothuajse të gjitha agjencitë imobilare dhe tregëtarët e makinave në shitje, kanë tashmë një profil të verifikuar, ashtu si dhe një pjesë e madhe e individëve që publikojnë ofertat e tyre.

100oferta.com = 100% sukses!

 

2687 herë e lexuar, 0 herë sot

Future Home RE: 100oferta, e domosdoshme për tregun imobilar, kryem 55 transaksione brenda vitit

Promovim 04/05/2017

Future Home Real Estate, edhe pse një agjenci e re në tregun imobilar, është shndërruar në një nga agjencitë më prestigjoze, e cila prej ditëve të para të aktivitetit publikon ofertat tek 100oferta.com. Për këtë arsye ne patëm një bashkëbisedim me agjentët e saj, të cilët na treguan më tepër për pasionin e tyre, profesionalizmin, mënyrat e marketingut, marrëdhëniet me klientët dhe planet për të ardhmen.  

 

 

Cili ishte motivi i krijimit të Future Home Real Estate?

Po e nis me fjalën pasion, sepse nga kjo fjalë ka lindur edhe ky Brand. Është krijuar nga hiçi, për të bërë revolucion në tregun e “Real Estate” në Shqipëri, nga një grup të rinjsh, që e duan këtë punë dhe punojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm për të arritur objektivat e tyre.

 

Prej sa kohësh operon në tregun e pasurive të paluajtshme Future Home Real Estate? Si u hodhën hapat e parë?

Jemi shumë të rinj, por me shumë eksperiencë. Kemi vetëm 19 muaj në tregun imobiliar dhe aktualisht jemi me tre zyra. Hapat e para u hodhën në zonën e Unazës së Re, me një zyrë modeste dhe shumë dashuri, për t’u ngritur në një format të këtij standardi! U afruan shumë të rinj, të cilët investuan kohën e tyre dhe besuan te kjo logo.

 

Në botën e Real Estate marrëdhënia e agjentit me klientin mund të ndërtojë ose shkatërrojë të ardhmen e agjencisë. Si e ndërton marrëdhënien me klientin Future Home Real Estate?

Shumë e vërtetë. Agjenti është fytyra e një kompanie. Jemi munduar të bëjmë trajnime emocionale dhe profesionale për t’i lënë gjithsecilit përgjegjësinë, që ky proces pune është e ardhmja dhe e tashmja për gjithsecilin nga ne! Në radhë të parë konsiderohemi familje dhe nuk e lemë njëri – tjetrin të dështojë përballë klientit.

 

Çfarë ju dallon nga agjencitë e tjera imobiliare që operojnë në Shqipëri: nga agjencitë me përvojë dhe nga agjencitë e reja?

Shërbimi profesional, sinqeriteti dhe dëshira për t’i realizuar ëndrrën çdo klienti! Punojmë 12 orë në ditë dhe jemi gjithmonë në terren, të gatshëm për të shërbyer! KJO ËSHTË DIFERENCA.

 

Sa e vlerësoni përhapjen e emrit të mirë (forcimin e brandit) dhe marketingun në përgjithësi?

Për ne ka shume vlerë emri i mirë. Mundohemi të ecim me hapa të ngadaltë, por të sigurt dhe marketingu më i mirë është përfaqësimi në terren dhe shërbimi profesional e i sinqertë me klientët. Kjo do të na rritë emrin në treg më shumë se çdo formë tjetër marketingu.

 

Si e vlerësoni bashkëpunimin me 100oferta.com?

Bashkëpunimi me 100oferta.com ka qenë shumë i frytshëm. Është një faqe e domosdoshme për tregun imobilar në Shqipëri. Ju shërben si klientëve, ashtu edhe agjencisë për ta bërë sa më të lehtë menaxhimin e informacionit, në mënyrë korrekte dhe të shpejtë.

 

A mund të veçoni disa shembuj suksesi nga publikimi i ofertave tek 100oferta.com?

Ndër shembujt konkretë kemi qera hotelesh, shitje vilash dhe apartamentesh te shtrenjta. Vitin e fundit, prej publikimit të ofertave tek 100oferta, kemi kryer rreth 55 transaksione për qira dhe shitje!

 

Si e parashikoni zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pronave të paluajtshme në përgjithësi dhe të Future Home Real Estate në veçanti?

Shikojmë një zhvillim dhe mundësi të artë për të investur në prona dhe pozicioni i kompanive imobiliare sa vjen dhe po forcohet në treg. Kjo tregon, që tregu po kulturohet dhe po e kupton pozicionin e agjensive. Shërbimi i tyre, sa vjen dhe po bëhet më i domosdoshëm. Future Home Real Estate, në harkun e 5 viteve do të jetë një faktor kryesor në tregun imobilar, duke pretenduar zgjerimin edhe në rajon.


Shënim: Kategoria “Promovim” e blogut të 100oferta.com është e hapur për të gjithë kompanitë apo individët që duan të ndajnë idetë, projektet apo historitë e tyre të suksesit me lexuesit. Shkrimet publikohen gjithashtu edhe në faqet e rrjeteve sociale të 100oferta.com. Për më tepër ju lutem lexoni: “Promovo biznesin tek 100oferta.com”

666 herë e lexuar, 0 herë sot

Agjencitë imobilare më prestigjoze (përditësim)

Info-Treg 02/05/2017

Agjencitë imobilare më prestigjoze në Shqipëri publikojnë çdo ditë oferta të reja për apartamente dhe shtëpi në shitje ose me qira, ambjente biznesi, truall, shtëpi pushimi etj. Që prej shkurtit 2012, tek 100oferta.com janë regjistruar më shumë se 500 agjentë dhe agjenci imobilare dhe rreth 2500 individë që kanë publikuar ofertat e tyre për prona në shitje ose me qira.

Për të kërkuar ofertat prej disa nga agjencive imobilare me numrin më të madh të ofertave të publikuara në 100oferta.com mund të klikoni lidhjet e mëposhtme:

Future Home Opportunity

Homeplus Albania

Edilal

Ideal

Imobiliare Pluss

Reger

Tirana Real Estate

Pavlo Agency

Homes in Albania

Studio Kryemadhi Ligjore dhe Real Estate

Future Home Real Estate

HomeDeal.Albania

Sun Real Estate

ATI Albania

Kontakt sh.p.k.

Century 21 Golden

Eagles Estate

Property Albania

Merlin Imobiliare

Century 21 CPM

ATI Gold

Elite Properties

Nëse jeni një agjenci imobilare që publikoni ofertat tek 100oferta.com me një profil të verifikuar, mund të shtoni lidhjen tek lista e mësipërme duke na dërguar një email në adresën info@100oferta.com.

 

889 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]