Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

Produkte nga 100oferta.com 11/02/2017

Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt më poshtë:

Shembull 1: Butoni “Shfaqe në faqen e parë” ndodhet në fund të ofertës!

Shembull 2: Ikona “Shfaqe në faqen e parë” ndodhet përbri titullit të ofertës

6155 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të blesh një makinë në Gjermani

Bota e makinave 09/02/2017

Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë.

Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë në qoftë se kërkoni me kujdes. Nëse blini një makinë të përdorur nga një tregëtar, normalisht mund të prisni një lloj garancie. (Sipas ligjit gjerman, shitësit duhet të respektojnë një vit garanci për të gjitha makinat e përdorura që shesin. Ata janë përgjegjës për defekte që janë të pranishme në kohën e shitjes, që përcaktohen zakonisht nga një vlerësues i palës së tretë, ku përfshihen faktorë të tillë si kilometrazhi, viti i prodhimit dhe vlera.

 

Disa nga kriteret kryesore për të zgjedhur një makinë të përdorur janë:

  • Viti i prodhimit – mosha e makinave
  • Kilometrazhi
  • Regjistrimi i parë (EZ – Erstzulassung)
  • Numri i pronarëve
  • Karburanti: naftë ose benzinë(Diesel ose Petrol)
  • Data e kontrollit të ardhshëm (HU / AU / TÜV).
  • Fuqia
  • Probleme të njohura

 

Cilat janë mundësitë më të mira për të blerë një makinë të përdorur në Gjermani

Jahreswagen

Këto janë makina të blera të reja nga punonjësit e prodhuesit e makinave të tilla si BMW apo Volkswagen me një zbritje të veçantë. Për të shmangur tregtinë e paligjshme, ata duhet t’i mbajnë këto makina të paktën një vit para se t’i shesin përsëri. Kjo do të thotë se makinat janë në një gjendje të mirë, dhe me një çmim të mirë.

Vorführwagen

Kjo fjalë do të thotë “makina për testim – Test Drive”. Këto janë makina të reja që përdoren për konsumatorët që duan të provojnë një makinë të re në një pikë shitjeje. Edhe pse kjo nuk është saktësisht një makinë të dorës së dytë, mund të ketë një zbritje të konsiderueshme vetëm për disa kilometra. Megjithatë, ajo që ju shikoni është ajo që ju merrni, nuk keni shumë mundësi zgjedhje

Nga person privat

Nëse doni të të blini një makinë të përdorur nga një person privat, portalet online dhe gazetat janë plot me reklama. Kërkimi duhet bërë sipas kilometrazhit, data e inspektimit të ardhshëm (TÜV), data e regjistrimit të parë (Erstezulassung ose EZ), viti i modelit, llojin e katalizatorit dhe numri i pronarëve. Në përgjithësi gjermanët kujdesen mirë për makinat dhe ju mund të gjeni atë që dëshironi për një çmim të mirë. Nëse blini një makinë nga person privat do t’ju duhet: dëshmi e siguracionit dhe dëshmi e pronësisë së makinës (Kfz), të cilat i merrni në departamentin lokal të mjetit motorik (Kfz-Zulassungstelle).

Nëpërmjet portaleve online

Ndërkohë blerja e një makinë nga interneti po bëhet gjithnjë e më e lehtë. Zgjedhja është më e gjerë dhe keni mundësi për të kërkuar një makinë në bazë të kritereve të ndryshme. Disa nga portalet kryesore ku mund të kërkoni theksojnë aksidentet që mund të ketë pësuar makina.

3797 herë e lexuar, 2 herë sot

KKT miraton Planet Vendore për 11 bashki, ja si të aplikoni për leje ndërtimi

Info-Treg 06/02/2017

Sot u miratuan në Këshillin Kombëtar të Territorit, planet e përgjithshme vendore për 11 bashki: Krujë, Kukës, Gjirokastër, Urë Vajgurore, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Librazhd, Kurbin, Divjakë dhe Korçë.

 

Ja se cilat janë hapat që duhet të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të plotësoni.

Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe kjo e fundit do të kryejë vetë (përmes sistemit) të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucionet e tjera që duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me lejen, duhet të përgjigjen brenda 10 ditëve pune. Në rast se institucionet publike nuk i japin përgjigje bashkisë brenda 10 ditëve pune, miratimi/pëlqimi i tyre konsiderohet i dhënë në heshtje dhe bashkia mund të vijojë  më tej me shqyrtimin e aplikimit.

Në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia, brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesit, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje.

 

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi pranë njësive të qeverisjes vendore janë:

  1. Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve;
  2. Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë.
  3. Zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;
  4. Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
  5. Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës;
  6. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;
  7. Preventivi;
  8. Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
  9. Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit;
  10. Mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit;
  11. Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit bën të ditur se nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit. Afati do t’ju përcaktohet në formularin e lejes së ndërtimit.

 

 

290 herë e lexuar, 0 herë sot

Investitorët tregojnë interes në rritje për pronat në Evropën Lindore

Info-Treg 06/02/2017

Zotëruesit e pronave në Evropën Qendrore dhe Lindore po presin investime nga kapitalet perëndimore. Investitorë nga Evropa Perëndimore dhe SHBA kanë investuar më shumë se 20 miliardë € gjatë katër viteve të fundit. Investitorë nga Afrika e Jugut, si kompania Redefine, kanë paguar 1.2 miliardë € për të marrë kontrollin e Echo Prime Properties në Poloni në mars 2016, i cili ishte transaksioni më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kapitali i huaj ka rrjedhur në tregjet e pronave të Evropës Qendrore dhe Lindore, menjëherë pas viteve 1990, kur përfundoi periudha e sundimit të regjimit komunist. Veçanërisht interesi u rrit për 10 shtete, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë, që ju bashkuan BE-së në 2004.

Kryeqytetet e këtyre vendeve janë transformuar nga qendrat e përgjumura, të dominuara nga ndërtesat e zymta prej betoni të viteve 1970, në kryeqytete me gradaçela prej xhami e çeliku të përshtatshme për biznesin modern.

Fondet nga Gjermania dhe të tjera vende evropiane perëndimore udhëhoqën investimet e para, pasuar  nga interesi i fondeve të SHBA dhe investitorët e kapitalit privat. Të gjithë ishin të etur për rendimentet më të larta të ofruara nga ritmet e rritjes ekonomike të tregjeve në zhvillim, të cilat në këto vende ishin më të larta gjatë dy dekadave të fundit, se në pjesën tjetër të BE-së. Rritja vjetore në Poloni, për shembull, ishte mesatarisht 3.9 për qind në vit gjatë dekadës së fundit krahasuar me mesataren e BE-së prej 0.9 për qind.

Procesi u inkurajua nga programet e mëdha të ndërmarra nga bankat qendrore në SHBA, Britaninë e  Madhe dhe Eurozonë, që nga viti 2008. Këto ndërhyrje krijuan kapital të lirë në kërkim të kthimit të investimeve.

Gjithashtu vitet e fundit, investitorë nga Kina, Azia Juglindore, Afrika e Jugut dhe ekonomitë e tjera në zhvillim, kanë filluar blerjen e aseteve në të gjithë rajonin gjithnjë e më shpesh. Disa kanë investuar për të diversifikuar kapitalet e brendshme ose për të siguruar ekspozimin në tregun evropian, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë këtë rajon si një trampolinë për investime të mëtejshme në perëndim.

New Europe Investment Property, një fond investimi i Afrikës së Jugut, ka aksione me vlerë rreth 1.5 miliardë € në Rumani, ndërsa Tower  Property me bazë në Cape Town, ka bërë investimin e saj të parë në Kroaci në shkurt 2016.

Problemet me monedhat vendase janë një tjetër faktor shtytje për investitorët në kërkim të tregjeve jashtë kufijve. Investitorët nga Korea e Jugut, Kina dhe Malajzia kanë bërë investime në Europën Qendrore dhe Lindore, duke e parë si një rajon që i ndihmon të përshtaten me praktikat e biznesit të BE-së – me kosto më të ulët dhe me kthime më të larta të investimeve se në Perëndim.

Hana Asset Management, me qendër në Seul, është në procesin e blerjes së një qendre logjistike të Amazon në rrethinat e Poznanit, në Poloni perëndimore, në një vlerë prej 85 milionë USD. Investitorët kinezë, gjithashtu kanë treguar interes në projekte që shtrihen nga Praga në Beograd. Këto investime kanë patur një impakt pozitiv edhe për investimet lokale.

Në 20 vitet e fundit, kapitali vendas ka qenë i vogël në drejtimin e tregut të pronës, përveç në Republikën Çeke, si rrjedhojë e përfshirjes së investitorëve vendas. Analistët e tregut vlerësojnë se, në Poloni, industria lokale për menaxhimin e aseteve llogaritet në shifrat 5 – 10% të transaksioneve të pronës me vlerë të përgjithshme dhe është një normë rritje që ka lënë pas tregun e përgjithshëm.

Sipas specialistëve edhe asetet e pronave të paluajtshme në Shqipëri kanë interes të madh nga investitorët e huaj, pavarësisht ndryshimeve të fundit politike në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ky interes lidhet kryesisht me pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, si dhe prespektivën e industrisë së turizmit. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme pritet të ketë një rivlerësim të përgjithshëm, duke ndikuar jo vetëm në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, por në të gjithë ekonominë e vendit.

 

Burimi: The Economist, Financial Times, Wall Street Journal.

323 herë e lexuar, 1 herë sot

Shtyhet afati për rivlerësimin e pronave deri më 31 Maj 2017

Lajme-Treg 03/02/2017

Rivlerësimi i pronave mund të bëhet deri më 31 Maj 2017, sipas njoftimit më të fundit nga qeveria.

Shtyrja e afatit me 3 muaj erdhi pas fluksit të madh të kërkesave për rivlerësimin e pronave.

Sipas Ministrisë së Financave, nga 1 shtatori 2016 deri më 31 janar 2017, janë dorëzuar 27 mijë aplikime.

 

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët

  1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 31 Maj 2017, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.
  2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
  3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.
  4. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertim, por jo më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
  5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.
  6. Në rastin e parashikuar në pikën 5, të këtij neni, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
  7. Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.
  8. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 2% e bazës së tatueshme, që përcaktohet sipas pikave 4 dhe 6, të këtij neni.
  9. Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

 

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë

  1. Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.
  2. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur, të licencuar për vlerësimin e pasurisë nga institucionet përkatëse.
  3. Diferenca nga vlera kontabël, e regjistruar në pasqyrat financiare, me vlerën që rezulton nga rivlerësimi, pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2016.
  4. Personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 3 % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi.

 

705 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të bëhesh një agjent imobiliar i suksesshëm

Këshilla të dobishme 01/02/2017

Çfarë duhet të bësh, që të kesh sukses në botën imobiliare? Disa mund t’ju thonë se është shumë e thjeshtë, mjafton të shesësh. Por, për çdo agjent, veçanërisht për ata të rinjtë, mund të jetë e vështirë. Shitja e pronave është një biznes i komplikuar, dhe fitimi i të ardhurave të konsiderueshme nuk ndodh brenda ditës.

Ja 10 këshilla themelore për agjentët e rinj të pasurive të patundshme.

 

  1. Gjej kompaninë e duhur imobiliare

Në hapat e parë, askush nuk ka një reputacion për t’u mbështetur. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni pjesë e ekipit më të mirë në treg. Mënyra më e mirë për të kuptuar se cila agjenci imobiliare është e duhura për ju, është të kryeni disa kërkime për të gjetur se cilat kompani kanë më tepër oferta për shitje pronash, cilat kanë infrastrukturën më të fortë të marketingut dhe cila ofron mbështetjen që keni nevojë për të ndërtuar karrierën tuaj. Pasi të keni piketuar disa prej tyre, bisedoni me ndonjë prej agjentëve që punojnë në këto agjenci dhe vëreni me kujdes reagimete tyre.

 

  1. Perceptimi realist

Mund të zhgënjehesh lehtë, nëse realiteti për vitin e parë si agjent i pasurive të patundshme nuk përputhet me synimet e mëdha që kishe vendosur për veten. Shumë agjentë të rinj e humbasin shpejt entuziazmin kur hasin në barrikadën e parë, ose shpenzojnë aq shumë para për marketing sa nuk kanë më mundësi të ndërtojnë siç duhet biznesin e tyre. Dhe pas kësaj ata vrapojnë me vrull drejt për të dalë nga ky labirint. Kjo nuk do të thotë se optimizmi është gjë e keqe, vetëm se duhet përzier me një dozë të realizmit në mënyrë që të mos e humbni vrullin, sidomos në kohë të vështira kur merrni përsipër telashet e  shpenzimeve të shpejta.

 

  1. Bëni një plan biznesi dhe zbatojeni me rreptësi

Pas çdo biznesi të mirë, ekziston një plan i saktë biznesi. Pasuritë e patundshme janë një biznes dhe në qoftë se doni të keni sukses, nuk mund ta bëni pa një plan të duhur biznesi. Një plan i mirë duhet të përmbajë elementë të tillë si: qëllimet e shitjes, reklamat dhe marketingu, analiza e shpenzimeve, analiza e konkurrencës dhe elementët tuaj unikë, pra ajo çfarë ju bën të ndryshëm në këtë biznes. Plani i biznesit do të ndryshojë me kalimin e kohës, por që të hidhen hapat e parë,keni nevojë për një themel të fortë. Një pjesë e këtij plani, ajo e marketingut, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Duhet të keni ide të qarta se si do t’i gjeni klientët e mundshëm, si do të ngjallni interesin e tyre dhe se si do të kthehet ky interes në shitje.

 

  1. Gjeni një agjent me përvojë dhe të besueshëm

Edhe nëse keni arsimimin e nevojshëm për fushën e pasurive të patundshme, nuk ka ndonjë formulë të gatshme që t’ia dilni menjëherë me sukses në botën e ndërlikuar të shitjeve të pasurive të patundshme. Në mënyrë që hyni në lojë, duhet të trajnoheni nga një agjent me përvojë dhe i besueshëm. Ju mund t’i kuptoni të gjitha detajet financiare për të bërë shitje, por pjesa më e rëndësishme është kur vjen puna për gjurmimin e blerësit aktual. Zgjidhni dikë që ka pasur sukses të konsiderueshëm në zonën tuaj, ka një stil të ngjashëm profesional me tuajin dhe është e hapur për t’ju treguar gjithçka. Një marrëdhënie e mirë mund të jetë me dobi për të dyja palët.

 

  1. Krijimi i një markë që bën një përshtypje

Si në çdo treg, ashtu edhe në atë të pasurive të patundshme, konkurrenca do të jetë e madhe. Mënyra më e mirë për t’u përballur është krijimi i një marke biznesin tuaj, që iu identifikon dhe tregon se jeni ndryshe nga çdo agjenci tjetër. Kjo përfshin një logo të veçantë, skemën e ngjyrave, fotot e profilit dhe ndoshta një sllogan. Në mënyrë që të shisni pronat si një profesionist, do t’ju duhet të ndërtoni një markë prestigjioze.

 

  1. Gjej prerjen e artë

Shumica e agjentëve iu thonë klientëve të tyre se ata mund të shesin çdo pronë, me çdo çmim. Ky është një shembull i gabuar për t’u ndjekur, veçanërisht kur jeni një agjent i ri. Jo vetëm që demonstron mungesë të besueshmërisë, por gjithashtu tregon se ju mungon ekspertiza specifike për vlerësimin e rastit në fjalë. Premtimet e pamatura në një treg të panjohur mund t’ju çojë në katastrofë. Një strategji e mirë do të ishte të forconit markën tuaj, duke u bërë një ekspert i tregut. Fillimisht ndoshta mund të merrni përsipër një shitje të lënë përgjysëm ose në harresë, kështu që do të shmangni betejat e panevojshme me një agjent me përvojë, për të fituar me vështirësi territorin.

 

  1. Mësoni të shisni njohuritë tuaja

Në mënyrë që të shisni pasuri të patundshme, duhet të keni njohuri rreth pasurive të patundshme. Nëse nuk keni njohuri për detaje të rëndësishme si prezantimi, çështjet që kanë lidhje me transaksionet, çështjet ligjore etj, atëherë mos nxitoni të filloni kontaktet me klientët. Nuk është e mjaftueshme thjesht të shisni veten sikur keni njohuri të përgjithshme, por duhet të demonstroni se ju i njihni problematikat dhe informacionin e tregut, në mënyrë që të ndërtoni reputacionin tuaj si ekspert në fushën e zgjedhur.

 

  1. Jeni produktiv në përcaktimin e qëllimeve

 

Nëse jeni i vetë-punësuar, ju nuk keni shef apo mbikëqyrë që ju vendosin oraret, apo që ju kontrollojnë a keni punuar mjaftueshëm çdo ditë. Kjo lloj lirie mund të jetë çliruese, por gjithashtu mund t’ju çojë në mungesë produktiviteti dhe humbjen e të ardhurave. Mënyra më e mirë për të mbajtur një standard të lartë produktiviteti është të caktoni objektivat për veten dhe të krijoni një rutinë që do ju ndihmonte të menaxhoni kohën në mënyrë efektive. Duhet të planifikoni çdo javë detyra të rëndësishme si publikim ofertash, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët etj, dhe planin e marketingut. Nëse nuk i bëni këto detyra periodikisht, mund të mbeteni pas dhe biznesi juaj mund të vuajnë seriozisht.

 

  1. Trajtojeni klientin si mbret

Ky mund të përshkruhet si një rregull i artë në tregun imobiliar: “Trajtojini klientët tuaj, ashtu si do të donit t’ju trajtojnë.” Kur tregoni respekt të madh, integritet dhe mirësi ndaj klientëve, ju do të ndërtoni një reputacion si lloji i agjentit me të cilin njerëzit duan të punojnë. Si një agjent i ri, kjo është e paçmueshme, pasi disa prej klientëve tuaj të parë mund ta ndërtojnë ose shkatërrojnë karrierën tuaj. Në qoftë se i trajtoni drejt, ata mund të kthehet në shitës të mirë, gjë që kërkon çdo biznes.

 

  1. Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj

” Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj.” Ky mund të jetë një sllogan që duhet ta përsëritni me vete çdo ditë, ose shkruajeni me shkronja të mëdha në zyrën tuaj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por shpesh agjentët harrojnë për rëndësinë e gjetjes së klientëve të rinj, pasi arrijnë një nivel të caktuar suksesi. Ndodh që mund të jeni mbytur me klientë një ditë dhe pastaj, një javë askush nuk i bie telefonit, as troket në zyrë. Duhet të jeni vazhdimisht duke kërkuar nga po shkon e reja, madje edhe kur ndjeheni se keni shumë kontrata në dorë, në mënyrë që të siguroheni se biznesi juaj i pasurive të patundshme është i suksesshëm jo vetëm sot, por nesër, javën e ardhshme, dhe dhjetë vjet më vonë.

  • Agent Marketing Tips

798 herë e lexuar, 1 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]