Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të bëni fotot e makinës që shisni?

Këshilla të dobishme 31/07/2016

Tek 100oferta.com ju keni mundësi të postoni njoftimin të shoqëruar deri në 10 foto nga 500 kb secila. 5 – 6 foto që tregojnë makinën nga jashtë dhe tapicerinë, ose motorin do të ishin shumë mirë, për ta prezantuar siç duhet makinën tuaj: Vazhdo leximin …

1924 herë e lexuar, 0 herë sot

Apliko tani! Bashkoju rrjetit të sipërmarrësve të rinj

Blog 29/07/2016

Ju do të gjeni mbështetje për të zhvilluar një biznes-plan realist dhe do të keni mundësi për të siguruar mbështetje financiare.

(E vlefshme deri më 15.08.2016)

Bashkoju rrjetit te sipermarresve te rinj.

Apliko tani! www.idea.cefe.net

 

Zhvillim Inovativ për Sipërmarrësit në Shqipëri (IDEA)

Në kuadër të bashkëpunimit për Zhvillim Shqiptar-Gjerman dhe nën koordinimin e AIDA (Agjensia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve) projekti IDEA (Zhvillim Inovativ për Sipërmarrësit në Shqipëri) do të ofrojë për 120 start-up inovative një mundësi unike për të fuqizuar kompetencat sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, nga zhvillimi i karakteristikave personale sipërmarrëse të nevojshme deri në gjenerimin e ideve dhe finalizimin e një plan-biznesi bindës.

Një kombinim i trajnimit dhe këshillimit/coaching është konceptuar si një konkurs përgjatë 4 hapave. Në fillim të dhjetorit 15 finalistë të përzgjedhur do të prezantojnë planet e tyre para një Jurie të pavarur, me përfaqësues nga sektori publik e privat. Aplikantët duhet të vijnë me një ide të mirë, të angazhohen dhe të punojnë fort në maturimin e idesë për një biznes që rritet.

Sipërmarrësit e kanë të ardhmen në duart e tyre, dhe dëshirojnë ti bëjnë realitet ëndrrat e tyre. Projekti IDEA ndihmon, pjesmarrësit e përzgjedhur ta bëjnë atë në mënyrën e duhur.

Më tepër informacion mund të gjeni tek: www.idea.cefe.net

388 herë e lexuar, 0 herë sot

Më të suksesshmit e 100oferta.com

Këshilla të dobishme 14/07/2016

Cilët janë publikuesit më të suksesshëm në 100oferta.com?

Përgjigja është fare e thjeshtë: ata që vendosin çmime reale, foto dhe përshkrim të saktë.

100oferta.com i publikon të gjitha ofertat njësoj, asnjë nuk favorizohet më tepër ose shpërfillet më tepër.

Të gjithë mund të publikojnë oferta FALAS sipas Rregullores së 100oferta.com, mund të vendosin deri në 10 fotografi, bashkangjitin video, rifreskojnë ofertat çdo ditë në faqen e parë, t’i përhapin ofertat në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Linkedin etj, ku 100oferta ka më tepër se 100.000 ndjekës.

Të gjitha ofertat publikohen para një audience që zgjerohet çdo ditë (mbi 8.000 vizitorë realë/ditë, 25.000 faqe të hapura/ditë)

  • Çmimi real

Sa ndikon vendosja e një çmimi real?

80% e ofertave të sukseshme kanë pikë të fortë çmimin real. Gjatë këtyre viteve kemi patur raste kur dikush e ka shitur makinën vetëm 8 orë pasi e ka publikuar dhe raste kur e ka shitur pas 6 muajve pasi ka vendosur çmimi fillestar 4800 Euro, më pas e ka ndryshuar në 4500, 4200, 3800, 3500 dhe përfundimisht 3000 Euro. Ndoshta po ta kishte vendosur që në fillim 3500 Euro, mund ta kishte shitur makinën për 1 javë, pra do kishte fituar 6 muaj dhe 500 Euro më tepër.

Para se të vendosni për çmimin e shitjes së një makine, shtëpie apo apartamenti me qira është më mirë të kontrolloni si variojnë çmimet në të njëjtën kategori me produktin tuaj. 100oferta.com është një mundësi ku publikohet oferta juaj reale përballë kërkesës së tregut, kështu që të pretendoni të shisni një makinë Golf 4 me 200.000 km, të vitit 2001 për 3800 Euro duket e ekzagjeruar.

  • Foto dhe përshkrim i saktë

Tek 100oferta.com janë disa kategori ku nuk mund të postoni oferta pa vendosur foto, si p.sh. makinat.

Gjithkush që kërkon të blejë një makinë dhe kontrollon fillimisht tek 100oferta.com, nuk mund të marrë mundimin t’ju kontaktojë, nqs. të paktën nuk e sheh makinën në foto. Për këtë arsye 100oferta.com ju lejon të ngarkoni deri në 10 foto (jo më të mëdha se 500 kb), madje të bashkangjisni edhe video nga Youtube.

Përshkrimi i saktë gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Është gabim të mendosh se do gjeni blerës duke ju fshehur informacionin e nevojshëm, përkundrazi duhet të shqetësoheni për krijimin e një emri të keq edhe sikur të jeni një postues me vetëm një ofertë (jo më, për kompani që kërkojnë të forcojnë emrin e mirë në biznes). Një përshkrim i saktë dhe i sinqertë e bën më të thjeshtë komunikimin dhe marrëveshjen mes shitësit dhe blerësit.

100oferta.com do të publikojë gjithmonë ofertat tuaja pa asnjë ndryshim, por suksesi varet edhe nga formulimi juaj i ofertës.

 

1101 herë e lexuar, 1 herë sot

Këshilla për përdorim të sigurtë të internetit

Këshilla të dobishme 06/07/2016

Edhe pse do të donim të mendonim se gjithkush është i sinqertë dhe i respektueshëm, për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Mashtrimet janë një realitet i internetit. Pavarësisht nga kjo, 100oferta përpiqet të krijojë një komunitet të sigurt online, ku përdoruesit mund të lidhen me njëri-tjetrin thjesht, me këshilla dhe informacion në lidhje me ofertat e publikuara prej tyre.

100oferta nuk trajton shkëmbimet e parave (transaksionet) mes blerësit dhe shitësit dhe nëse dikush ju thotë ndryshe, ndoshta po përpiqet t’ju mashtrojë.

Gjithmonë tregohuni i kujdesshëm me informacionin personal, të dhënat financiare, apo pagesat e çdo lloji për njerëzit që nuk i njihni personalisht.

Tashmë që mijëra individë dhe biznese përdorin çdo ditë 100oferta.com, disa këshilla për sigurinë tuaj janë të domosdoshme.

  1. 100oferta.com është një faqe interneti që publikon ofertat e tregut shqiptar. Edhe në rastet kur ndonjë ofertë vjen nga shtetas shqiptarë jashtë hapësirës shqipfolëse, ju keni mundësi të hulumtoni rreth aktivitetit të postuesit. Pra, gjithmonë keni mundësi të takoheni fizikisht, ballë për ballë dhe jo vetëm online, me këdo që ka publikuar një ofertë dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur çdo mashtrim të mundshëm.
  1. Kërkesat për të përdorur shërbimet e transferimit të parave si Western Union ose MoneyGram nuk janë të destinuara për transaksione mes personave të panjohur. Dikush që ju kërkon një transfertë të tillë ka shumë gjasa të jetë një mashtrues. Një mashtrim i zakonshëm është kur ju dërgojnë email duke kërkuar para për t’ia dërguar një miku apo të afërmi. Mos kryeni kurrë transaksione me të panjohur, gjithmonë takohuni fizikisht me shitësit.
  1. Nëse ju vjen një email gjoja nga 100oferta.com (apo ndonjë faqe tjetër) duke iu kërkuar të dhënat tuaja personale si: emër përdoruesi, fjalëkalime, të dhënat e kartës së kreditit etj, ky është një email i rremë. 100oferta.com dhe shumica e faqeve të tjera, kurrë nuk do t’ju dërgojnë email për të ekzaminuar të dhënat tuaja.
  1. Nëse dikush merr përsipër të publikojë një ofertë në emrin tuaj me pagesë, ky është mashtrim. Pagesa të kërkuara fizikisht ose online nga faqe të mirënjohura për pagesa online si eBay ose PayPal, nga persona të tjerë në emrin e 100oferta.com janë të gjitha mashtrime. Tek 100oferta.com çdo njoftim i ofertave, pa asnjë kushtëzim, është dhe do të jetë gjithmonë FALAS.
  1. Kujdes nga oferta të tilla si “puno nga shtëpia” apo “kredi me interes zero”. Këto oferta nuk janë publikuar dhe nuk do të publikohen në asnjë mënyrë tek 100oferta.com, por edhe nëse lexoni një të tillë në faqe të tjera, duhet të keni kujdes, sepse bëhet për qëllime mashtrimi, ose veprime të paligjshme financiare.
  1. Tek 100oferta.com çdo postues i ofertave regjistrohet dhe poston oferta nga një adresë IP, e cila nuk bëhet publike, por mbahet nga 100oferta.com për arsye sigurie. Gjithsesi nëse vëreni një ofertë të parregullt, ju lutem raportojeni tek butoni në fund të ofertës.
  2. Përveç kontakteve që ju vendosni kur postoni një ofertë, 100oferta.com lejon mundësinë e komunikimit mes shitësve dhe blerësve nëpërmjet mesazheve mes email-eve të tyre. 100oferta.com nuk ka mundësi të kontrollojë përmbajtjen e mesazheve në email, por nëse mendoni mesazhet janë SPAM, me gjuhë fyese, pa lidhje me interesin për ofertën apo shqetësues, ju keni mundësi të bllokoni adresën IP që gjendet në fund të email-it, ose ju lutem postojeni atë email siç është (forward) tek info@100oferta.com

Nëse jeni një vizitor i 100oferta.com, që po kërkoni të blini diçka, ju keni mundësi që të raportoni çdo ofertë, të cilën e gjykoni si të parregullt, nëpërmjet një butoni të vendosur në fund të ofertës. Në këtë mënyrë ju ndihmoni të gjithë komunitetin shqiptar në internet.

Nëse vini re ndonjë problem tjetër që lidhet me sigurinë në internet mos hezitoni të na shkruani tek info@100oferta.com.

494 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]