Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

SHITET PORTALI 100oferta.com

Edhe 21 ditë në ankand. Kliko për më tepër info!

15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Lajme-Treg 30/06/2017

Publikuar nga Alexander Waltner (Suedi)

Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! E kam bërë vitin e kaluar dhe u kënaqa. Deri tani është një nga vendet e mia të preferuara, dhe këtu janë 15 arsye pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2017!

  1. Është ende një vend relativisht i pashkelur

Sa njohuri keni për vendin dhe kulturën shqiptare? Ndoshta jo aq shumë mendoj. Ju mund të keni dëgjuar për Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, është kryesisht e pa eksploruar. Kjo për shkak se kishte një reputacion të keq, si vend i pasigurt dhe i paqëndrueshëm më parë, dhe infrastruktura nuk është nga më të mirat.

Megjithatë, gjërat po ndryshojnë për mirë dhe e ardhmja është e ndritshme për këtë komb të dashur. Ndërkohë që infrastruktura ende po vuan pak, gjithmonë gjendet dikush që është i gatshëm t’ju çojë kudo për disa Euro.

Shqiptarët janë gjithashtu shumë miqësorë, kështu që është edhe e mundur të udhëtosh dhe të eksplorosh rrugën pa u shqetësuar.

 

  1. Miq vendas

Populli shqiptar është një nga popujt më miqësorë që kam njohur (kam qenë në më shumë se 40 vende) dhe kjo do të thotë shumë. Nuk ka pse të tërhiqni vëmendjen e tyre. Ata janë kuriozë dhe duan të flasin. Është një plus i madh nëse mund të flasësh italisht ose gjermanisht, sepse shumë prej tyre kanë punuar më parë në këto vende.

I vetmi “problem” është se në përgjithësi nuk flasin anglisht, por nuk ka rëndësi, sepse ata e gjejnë një mënyrë për t’ju bërë të kuptoni dhe gjithmonë e bëjnë këtë me një buzëqeshje. ( Shqiptarët më të rinj flasin anglisht, gjithsesi).

 

  1. Disa nga plazhet më të mira në Evropë

Plazhet shqiptare janë shumë të këndshme dhe ka diçka që iu përshtatet të gjithëve, pa marrë parasysh nëse preferoni gjiret me rërë, gurë ose plazhet me guralecë, plazhet e vetmuara ose të gjalla. Shqipëria i ka të gjitha. Preferencat e mia personale shtrihen në qytetin e vogël turistik të Ksamilit, ku mund të gjeni dy plazhe me guralecë dhe gjire me rërën më të mirë të bardhë që mund të gjeni në Evropë!

 

  1. Çmime të lira

Ju doni të udhëtoni, por nuk doni të boshatisni llogarinë bankare? Kur të vizitoni Shqipërinë, nuk do t’ju duhet ta bëni këtë. Çmimet janë të paktën sa gjysma e pjesës tjetër të Evropës, çka i bën më të vlefshme paratë tuaja.

  1. Shumë thesare të fshehur

Ende po mendoheni për të vizituar Shqipërinë? Ka më shumë arsye për të vizituar Shqipërinë. Shqipëria fsheh shumë thesare që mund t’I gjeni nëse devijoni nga rruga e rrahur.

Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamili kemi gjetur një gji të bukur me ujë të kulluar. Dhe imagjinoni , ishte pa asnjë njeri. Shqipëria ka një natyrë të bukur jo vetëm me plazhe, por edhe liqene e rrugë malore.

 

  1. Ushqim i shijshëm

Shumë prej ushqimeve që keni provuar në Greqi janë të disponueshme dhe po aq të shijshme edhe në Shqipëri. Ata kanë gjithashtu kuzhinën e tyre, ndërthurrur me disa specialitete italiane, si Pizza, Ravioli, Lasagna dhe shumë më tepër.

Disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni: Fëgesë, Tavë Kosi, Perime në zgarë, Byrek dhe Speca me Gjizë.

 

  1. Vendet më të mira për t’u vizituar

Tirana. Kryeqyteti shqiptar është një nga kryeqytetet më pak të vizituara në Evropë. Është gjithashtu një nga kryeqytetet e pakta, ku Islami është feja mbizotëruese. Kjo është edhe arsyeja pse kultura është emocionuese dhe unike këtu. Në Tiranë, ju mund të gjeni Bakllavanë më të mirë në Shqipëri dhe një natë argëtuese në disa prej lokaleve më moderne. Banorët e Tiranës dinë të festojnë!

 

  1. Ksamil

Një qytezë turistike që ofron disa nga plazhet më të bukura në Evropë. Ju mund të gjeni parajsën tuaj me vetëm një çadër, dy shtretër dhe dy varka me pedale. Çfarë mund të jetë më romantike?

  1. Saranda

Një qytet i bukur bregdetar dhe porti kryesor për turizëm në Shqipëri. Këtu mund të arrini me anije nga Korfuzi. Përveç të qenit një pikë kryesore për të filluar eksplorimin e Rivierës Shqiptare, ky është një destinacion i bukur në vetvete me një port të bukur, dyqane, shumë restorante dhe kafene.

  1. Butrint

Një vend historic, që edhe vetë Julius Ceasar admironte për shkak të pozicionit të tij strategjik. Këtu mund të eksploroni rrënojat romake me një amfiteatër të vjetër dhe shumë më tepër. Arritja në Butrint nga Saranda dhe Ksamili është e lehtë.

  1. Syri i Kalter

Një perlë natyrore që nuk duhet humbur kur jeni duke udhëtuar për në Shqipëri. Eshte nje udhetim i shkurter nga Saranda dhe ketu ju mund te shijoni nje peizazh të mrekullueshëm dhe nje nga burimet me te bukura qe kam pare. Syri i Kalter do të thotë ” Blue Eye” në anglisht dhe pikërisht këtë do të shihni, jo fjalë për fjalë, por në ujë. Do të shihni flluska dhe aty ku uji është më i thellë ju ka një ngjyrë blu të errët që ju kujton një iris.

 

  1. Liqeni i Ohrit

Një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë është liqeni magjik i Ohrit, që përbën kufirin natyror të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa shumica e njerëzve shkojnë në Maqedoni për të vizituar liqenin e Ohrit, është padyshim e mundur të shkosh këtu nga pala shqiptare dhe është më lirë të shkosh me transportin lokal.

 

  1. Shkodër

Një tjetër liqen i bukur. Shkodra ndodhet në pjesën veriore, afër Malit të Zi. Këtu ka shumë vende të përshtatshme për hiking dhe pamje të bukur.

  1. Gjirokastër

Kërkoni të shihni vende historike? Drejtohuni për Gjirokastër, e cila gjendet në gjysmën e rrugës nga Tiranë për Saranda. Gjirokastra është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, një qytet i vogël, i njohur kryesisht për kështjellën dhe shtëpitë e tij prej guri.

  1. Parku Kombëtar i Luginës së Valbones

Ju pëlqen natyra? Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë. Veçanërisht nëse jeni duke shkuar në parkun kombëtar të Valbones.

 

Mendimi im personal se pse duhet të vizitoni Shqipërinë: Qytetet dhe destinacionet më të mëdha në Evropë ndoshta do të qëndrojnë të njëjta vit pas viti, por Shqipëria është një destinacion i ardhshëm, dhe tani ju mund të përjetoni vërtet kulturën autentike shqiptare. Turizmi në Shqipëri po zhvillohet vetëm vitet e fundit, kur turistët ndërkombëtarë filluan të vizitojnë Shqipërinë.

Kompanitë e udhëtimit nga vendet nordike tani ofrojnë fluturime të drejtpërdrejta dhe paketa për në Ksamil dhe Sarandë, që do të thotë se më shumë turistë janë gati për të eksploruar Shqipërinë dhe të gjitha thesaret e fshehura. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2017. Por gjithashtu, sepse është një vend kaq i bukur për të udhëtuar. Nuk ka rëndësi se banorët vendas flasin pak anglisht, nuk ka rëndësi se Mastercard nuk pranohet, dhe nuk ka rëndësi nëse një shofer taksie lokal ju mashtron me 1 ose 2 euro, ndërsa ju çon 1 orë larg për vetëm disa Euro.

Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë dhe e mrekullueshme. Unë provova byrekun më të mirë në jetën time për më pak se 1 Euro dhe një Frappucino me të vërtetë të shijshme po për më pak se 1 Euro në portin e Sarandës. Ne udhëtuam me autobus për 6 orë vetëm për 5 Euro dhe morëm me vete një zonjë që ishte e gatshme të na tregonte të gjitha kështjellat e vjetra, pavarësisht faktit se ajo nuk fliste asnjë fjalë të vetme në anglisht.

Burimi: swedishnomad.com

 

 

 

 

 

 

  

është lexuar 112 herë (3 herë sot)

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    prej në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    prej në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    prej në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • 15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

    prej në 30/06/2017 - 0 Komente

    Publikuar nga Alexander Waltner (Suedi) Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! E kam bërë vitin e kaluar dhe u kënaqa. Deri tani është një nga vendet e mia të preferuara, dhe këtu janë 15 arsye pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2017! Është ende një vend relativisht i pashkelur Sa njohuri […]

  • Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

    prej në 15/09/2017 - 0 Komente

    Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për […]

total