Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

13 arsye për të filluar biznesin tuaj

Këshilla të dobishme 26/08/2015

Justifikime. Të gjithë kemi plot. Dhe me sa duket nuk na vjen mirë që i kemi, sidomos kur këto justifikime na frenojnë për të ndjekur dhe ndoshta arritur ëndrrat tona.

Në qoftë se keni kërkuar gjithmonë të filloni biznesin tuaj, qoftë edhe si i vetëpunësuar (që në shumë raste është zgjedhja më e mirë), shihni nëse ndonjë nga këto justifikime të panevojshme ju frenon. Njëkohësuht ato mund të shndërrohen edhe në arsye për të filluar një sipërmarrje.

 

1. “Jam shumë vonë.”

Po, Steve Jobs ju mundi me ndërfaqen grafike … por Xerox e mundi Jobs. Dell nuk ka qenë i pari që krijoi kompjuterat e tij. Zuckerberg nuk ishte i pari në mediat sociale. … dhe lista vazhdon.
Inovacioni nuk është përcaktues; disa nga kompanitë më të suksesshme janë bazuar në rafinimin e ideve të hershme dhe inovacioneve.
Do jeni shumë vonë, në qoftë se nuk jeni të gatshëm të jeni më të shpejtë, më të fortë, më të lirë, ose më të mirë se kushdo që ishte “i pari.”

 

2. “Jam shumë i frikësuar.”

Mendoni se jeni të veçantë? Jo. Çdo sipërmarrës ishte i frikësuar dhe është ende i frikësuar.

Kjo do të thotë që keni një zgjedhje. Ju mund të lini frikën tuaj t’ju mbajë pas, ose mund ta përdorni këtë frikë t’ju karikojë të bëni gjithçka që duhet të ketë sukses.

Vetëkënaqësia është armiku i arritjeve. Për fat të mirë, frika për të mos arritur ëndrrat tuaja mund ta përzërë larg vetëkënaqësinë.

Duhet të sqaroni nëse jeni të frikësuar nga mungesa e përpjekjeve apo mosarritjet.

 

3. “Nuk i njoh njerëzit e duhur.”

Midis faqeve të njohura të internetit: LinkedIn, Facebook, Twitter, dhe platformat e tjera të mediave sociale, ju mund të arrini pothuajse këdo (përveç Papës).

Disa njerëz janë çuditërisht të arritshëm; ndoshta kjo është një nga sekretet e suksesit të tyre.

Sigurisht ka njerëz që nuk ju përgjigjen. Nëse ata nuk e bëjnë, ky është ndoshta faji juaj. Mos harroni, se sa me më shumë ndikim të jetë personi, aq më shumë është i rrethuar nga kërkesat. Gjeni një arsye të mirë për të kontaktuar, dhe mund të befasoheni nga përgjigja.

 

4. “Duhet të gjej fonde fillimisht.”

Sipërmarrësit janë mjeshtra të artit dhe shkencës për të realizuar diçka me më pak: me më pak para, më pak njerëz, më pak kohë, më pak nga çdo gjë.

Kurrë nuk do të keni paratë, kapitalin apo financimin e “mjaftueshëm”. Në qoftë se nuk keni para të mjaftueshme për të nisur biznesin që planifikoni, atëherë ndryshoni planin.

Ju nuk mund të kontrolloni gjithmonë atë që keni, por mund të kontrolloni se çfarë vendosni të bëni me atë që keni.

 

5. “Nuk kam kohë.”

Ju, si të gjithë, keni të njëjtën sasi kohe. Dallimi i vetëm është ajo që bëni me kohën tuaj.

Nëse do ishit të bllokuar nën tokë dhe do të kishit vetëm 24 orë oksigjen, ju nuk do të merreshit me “chat” me miqtë, ose të kalonit kohë para televizorit. Por do të gërmonit, do të gërmonit dhe do të gërmonit duke harxhuar të gjitha energjitë për të hapur tunelin drejt lirisë.

Aplikoni të njëjtin nivel të rëndësisë dhe urgjencës për atë që doni të përmbushni dhe orari do të bëhet më i qartë … sepse gjetja e kohës tregon sa sa shumë e doni diçka.

 

6. “Nuk kam aftësitë e duhura.”

Nuk ka problem. Merrini. Shkoni në shkollë. Lexoni një libër. Lexoni dhjetë libra. Bisedoni me miqtë. Hyni në një punë me kohë të pjesshme në një biznes të vogël, apo në një industri krejtësisht të ndryshme. Gjeni dikë që e ka bërë atë që doni të bëni ju dhe punoni vullnetar në këmbim të mundësisë për të mësuar.

Duket e vështirë? Çmim i lartë për t’u paguar? Nuk është e drejtë? Atëherë pranoni se kurrë nuk do të keni aftësitë që ju duhen, mjaft u ankuat.

Aftësitë dhe njohuritë fitohen. Fitojini!

 

7. “Nuk duket se kam ndonjë ide të madhe.”

Të ëndërrosh për diçka të re është me të vërtetë e vështirë.

Të reagosh për diçka që tashmë ekziston është me të vërtetë e lehtë. Të mendosh për gjithçka që nuk funksionon mirë, të kushton shtrenjt, të humb kohë … do gjesh mijëra probleme.

Zgjidhjet për këto probleme janë ide.

“E re” është vështirë të imagjinohet, “Më e mirë” është shumë më e lehtë. Shumica e kompanive janë ndërtuar në ide “më të të mira”, jo “të reja.”

 

8. “Duket shumë e rrezikshme.”

Çdo rrezik që ndërmerrni sot, është një rrezik që ju imunizon. Me kalimin e kohës ju mund të kapërceni pothuajse çdo pengesë ose dështim dhe të dilni më të fortë, më të zgjuar dhe më të mirë, që të keni sukses herën tjetër.

Nëse nuk provoni gjithçka që ju del përpara, mos u justifikoni. Kur të jeni të moshuar dhe me thinja do të shikoni pas në jetën tuaj dhe do të mendoni, “Çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të kisha…”

Ky mund të jetë rreziku i vetëm, që kurrë nuk duhet të ndërmerrni.

 

9. “Unë jam dikushi, nuk ja vlen.”

Jo nuk jeni. Ju jeni tepër dembel për të thënë diçka të tillë. Mendoni se i keni paguar detyrimet tuaja?

Çdo sipërmarrës i suksesshëm përvesh mëngët e tij dhe inkurajon të gjithë të tjerët rreth e rrotull. (Kjo është një nga arsyet që ata janë aq të suksesshëm.)

Nuk keni nevojë për disa cilësi speciale për të drejtuar mirë një biznes. Gjithçka që ju duhet është vetëdisiplinimi.

 

10. “Ndoshta duhet të pres derisa gjithçka të jetë e përkryer.”

Kurrë nuk do të jetë e përkryer “gjithçka”.

Bëj më të mirën. Pastaj prit. Në qoftë se pak punë më tepër sjell një rezultat dukshëm më të mirë, punoni, nëse jo lëreni.

Bëni përmirësime bazuar në reagimet që merrni vetëm nga mendimet e njerëzve që kanë rëndësi me të vërtetë: klientët tuaj.

 

11. “Kam një ide e madhe … por askush nuk interesohet për të.”

Nuk interesohen sepse nuk është e mirë.

Idetë e mëdha mund të përshkruhen me pak fjalë. Produktet e mira mund të përshkruhen me pak fjalë. Kur askush nuk interesohet, duhet ta kuptoni.

Lëreni kryelartësinë suaj dhe kuptoni se ku keni shkuar keq.

 

12. “Duket shumë e vështirë.”

Udhëtimet e gjata janë të vështira. Hapat janë të lehtë.

Ju nuk mund të arrijnë një qëllim të vështirë brenda natës, por mund të arrini një hap, sado të vogël, drejt këtij qëllimi. Nëse mendoni për fundin e një udhëtimi dhe gjithçka të nevojshme gjatë rrugës, kurrë nuk do të filloni.

Në vend të kësaj, bëni një gjë që do t’ju ndihmojë. Pastaj ndërtoni mbi të diçka që mund ta bëni.

 

13. “Do të jetë e turpshme nëse dështoj.”

Dështimi në publik mund të jetë i turpshëm. Nëse dështoni, disa njerëz do të flasin për ju. Por janë ata njerëz, të cilët kurrë nuk do të guxonin të provonin diçka vetë. Mos u bëni merak për ta.

Nga ana tjetër, shumë të tjerë do t’ju respektojnë për sipërmarrjen. Ata do t’ju konsiderojnë të afërm. Do t’ju ngrejnë, do t’ju inkurajojnë. Ata e dinë se si është të dështosh dhe të provosh përsëri.

Pse? Sepse ata janë njerëzit që jetojnë jetën e tyre profesionale në kushtet e tyre.

Ata janë sipërmarrësit.

Bëhu dhe ti!

 

Përshtatur nga Inc Magazine

Autori: Jeff Haden – Ghostwriter, CEO – Inc Magazine Editor

Të sponsorizuara

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 25/09/2017 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

total