Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

7 këshilla për të kërkuar në internet

Këshilla të dobishme 03/08/2015

Nëse ju jeni një ekspert i kërkimit në internet nuk ka nevojë ta lexoni këtë udhëzues, por ndoshta ju e përdorni ende Google (Google.al ose të tjerë motorë kërkimi) në formën e tij më të thjeshtë. Ka disa mënyra të mira, që mund t’ju japin shpejt rezultatet e dëshiruara. Për më tepër, kjo nuk është e vështirë për t’u mësuar.

1.Frazë e saktë:

Kur ju e dini saktësisht frazën që kërkoni, atëherë futeni brenda thonjëzave dyshe dhe do të merrni rezultate saktësisht për grupin e fjalëve që pë kërkoni. Konsiderohet nga Google si një fjalë e vetme

Shembull: “kerkoj pune ne tirane”

2.Përjashto fjalë:

Nëse doni të kërkoni për përmbajtje në lidhje me makina te perdorura, por doni të përjashtoni ndonjë rezultat që përmban termin te reja. Për ta bërë këtë, përdorni shenjën “” para fjalës që doni të përjashtoni.

Shembull: makina te perdorura -reja

3.Kerko Website specifike:

Shpesh, ju doni të kërkoni një website të veçantë për përmbajtjen që përputhet me një frazë të caktuar. Mund të përdorni Google për të kërkuar këtë faqe interneti, thjesht përdorni “site: 100oferta.com” si modifikues.

Shembull: “apartamente me qera” site: www.100oferta.com

4.Fjalët e ngjashme dhe sinonimet:

Doni që të përfshini një fjalë në kërkimin tuaj, por që të përfshijë edhe rezultatet që përmbajnë fjalë të ngjashme ose sinonime. Për ta bërë këtë, përdorni shenjën “~” para fjalës.

Shembull: “oferta pune ne shqiperi” ~inxhinier

5. Dokumente të veçantë:

Nëse jeni në kërkim për dokumente të një lloji të veçantë, ju mund të përdorni modifikuesin filetype:. Për shembull, ju mund të dëshironi të gjeni vetëm prezantime PowerPoint në lidhje me shitblerje makinash.

Shembull: “shitblerje makinash” filetype: ppt

6.Ky apo ai:

Kur ju bëni një kërkim, Google automatikisht do të përfshijë të gjitha kushtet e specifikuara në kërkim. Por nëse një ose më shumë terma nuk përputhen, mund të përdorni operatorin or (ose).

Shembull: “lajmerime per pune” or “lajmerime pune”

7.Shkruani pa gabime ortografike

Nëse në raste të tjera një gabim ortografik mund të falet, p.sh. makina shit blerje, në rastin e kerkimit ato duhet të jenë pa gabime, pra shitje blerje makinash dhe nëse i vendosim brenda thonjëzave dyshe edhe renditja e fjalëve ka rëndësi, jo makinash shitje blerje.

Shpresojmë që kjo listë me 7 këshilla të thjeshta të jetë e dobishme për kërkimet tuaja në internet. Tashmë që shumë përdorues kanë filluar t’i kushtojnë më tepër rëndësi informacionit të klasifikuar në internet, kërkimi i shpejtë dhe i saktë ju jep rezultatet e dëshiruara më shpejt. Nga ana tjetër për t’ju ndihmuar sa më shumë edhe vetë websitet duhet të deklarojnë fjalë kyçe, që lidhen me përmbajtjen e përgjithshme, përndryshe mund të tërheqin për momentin disa vizitorë më shumë, të cilët do të zhgënjehen shpejt kur të shohin se nuk gjetën atë çfarë kërkuan.

Nga një vështrim i shpejtë p.sh. për përmbajtjen e 100oferta.com, duket se fjalët dhe frazat më të shpeshta përputhen me tekstet e njoftimeve dhe ofertave. Kur plotësoni një ofertë apo njoftim që ta publikoni tek 100oferta.com në fund ka një fushë me fjalët kyçe. Për t’ju ardhur në ndihmë më poshtë po shfaqim fjalët kyçe më të kërkuara tek 100oferta.com. Ato të cilat kanë më tepër lidhje me ofertën tuaj mund t’i përdorni të ndara me presje, përndryshe fraza konsiderohet si një fjalë e vetme. Ja disa nga fjalët kyçe më të përdorura (përfshirë edhe ato me gabime ortografike):

blerje, kerkoj, makina, njoftime, oferta, pune, qira, shitje, apartamente ne durres, apartamente ne shengjin, apartamente ne shitje, apartamente ne shqiperi, apartamente ne tirane, apartamente ne vlore, apartamente per shitje, banes me qera, banes me qira, banes ne prishtin, banesa ne durres, banesa ne kosov, banesa ne prishtin, banesa ne sarande, banesa ne shqiperi, banesa ne ulqin, banesa per shitje, banese me qira, dyqane me qera, dyqane ne shitje, ed makina, gjej makina, kerkoj me qera, kerkoj pune, kerkoj shtepi, kerkoj vend pune, makina me qira, makina ne shitje, makina shit blerje, makine, njoftime pune, oferta punesimi, ofroj pune, ofroj pune tirane, ofroj vende pune, prona ne shitje, pune kerkoj, pune ne prishtine, shes blej shtepi, shes shtepi, shit blerje makina, shit blerje makinash, shiten apartamente, lajmerime, kompjuter, servis, Makine, makina, makina ne shitje, kerkoj makina, gjej makina, blej makine, shes makine, njoftim, oferta, okazion, 100oferta, tirane, shqiperi, veture, transport, kerko, gjej, shitet, shitje makinash,njoftime,autoshkolla, shitet , Imobilare, real estate, apartament, shtepi, dhoma, tirane, shqiperi, ndertim, konstruksion, pallat, shes, blej, kerko, gjej, njoftim, oferta, okazion, 100oferta, hipoteke, njoftime, Tirana, punesim, Durres, Fier, Vlore, Prishtine, Peje, Ferizaj, Ulqin, Shkup, Tetove, property, jobmarket, oferta, marketing, tender, reklama internet, lajmerime, tregu, biznes, shpallje, vende pune, kerkoj, ofroj, shitblerje, qira, shes, shitje, blej, banesa, shtepi, apartamente, dyqane, truall, treg makinash, makina shitje, automjete, pajisje, makineri, pushime, Maqedoni, turizem, agjensi, sherbime, aktivitete, evenimente, kaseta, kompjutera, Albania, shqip, shqiperi, Kosov, classifieds, jobs, employment, career, apartments, imobilare, business directory, direktori biznesi, njoftime, etj.

 

2912 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

  • Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për […]

total