Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

100oferta, 100% sukses

Produkte nga 100oferta.com 09/01/2016

Unë quhem Gerti dhe jam student në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Dua të ndaj me ju një eksperiencë personale në lidhje me publikimin e ofertave online.

Para disa ditësh vendosa të shes një telefon Samsung Galaxy S3 dhe mendova ta publikoj në disa nga faqet shqiptare me njoftime dhe oferta. Një ndër to ishte edhe faqja juaj, 100oferta.com*.

Meqenëse ka lidhje edhe me profesionin tim të ardhshëm, vendosa të bëj një ministudim rreth tregut online që duket se po organizohet edhe në Shqipëri.

Të njëjtën ofertë, me titull, foto dhe tekst e publikova njëkohësisht në 4 prej faqeve shqiptare në datën 17 janar. Pas publikimit kam shënuar disa të dhëna, që për mendimin tim janë interesante, si p.sh. koha e aprovimit të ofertës, afati për të marrë telefonatën e parë nga personat e interesuar, numrin e leximeve të ofertës, kontaktet me personat e interesuar dhe përfundimisht shitjen e telefonit, pezullimi i ofertës.

Rezultatet tregohen në grafikët e mëposhtëm**:

gerti studim 100oferta sukses njoftime

Përfundimisht mund të them se saktësia dhe efikasiteti i 100oferta.com ishin thelbësore për realizimin me sukses të shitjes dhe çdo hap i nevojshëm ishte parashikuar nga 100oferta.com deri tek pezullimi i publikimit, çka ishte një plus i nevojshëm, pasi nga faqet e tjera ishte e pamundur.

Ju uroj sinqerisht suksese,

Gerti Çela

 

* – redaktori i 100oferta për arsye etike nuk i ka publikuar emrat e faqeve të tjera

** – të dhënat nga tabelat janë përpunuar grafikisht nga 100oferta

***- publikuar për herë të parë në shkurt 2015

1462 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total