Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

10 pyetjet që duhet t’ia bëni një agjencie imobilare

Këshilla të dobishme 10/12/2015

Zgjedhja e një agjencie imobilare për të shitur pronën tuaj shpesh është e vështirë, sidomos në qoftë se për ju kjo është hera e parë. Për të përcaktuar se cila është agjencia e duhur imobilare, ju mund të kërkoni përgjigje nga 10 pyetje kyçe, si këto më poshtë, prej agjencive imobilare.

1. Sa kohë keni që operoni në treg?

Në këtë industri, përvoja patjetër ka vlerë, por kjo nuk do të thotë se agjencia me përvojën më të gjatë është zgjedhja më e mirë për ju. Ju po kërkoni një agjenci, që ka pasur përvojë të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha aspektet e shitjes, të kombinuara me entuziazëm dhe motivimin e nevojshëm për të siguruar një blerës për ju.

2. Çfarë prona keni shitur kohët e fundit në këtë zonë dhe a keni ndonjë blerës që mund të jetë i interesuar për pronën time?

Agjencitë  shpesh kanë disa pasuri që i mbajnë si më të mira për shitje, për shkak të vendndodhjes së tyre, përvojës dhe preferencat personale. Do t’ju rekomandonim një agjenci që ka shitur të paktën 5-6 prona të ngjashme me tuajën vitin e fundit. Pasuritë e patundshme janë një marrëdhënie mes fjalës dhe biznesit. Pyesni agjencinë, nëse kanë një bazë të dhënash të klientëve nga shitjet e mëparshme – ata mund të kenë disa klientë që t’iu sugjerojnë pronën tuaj!

3. Çfarë çmimi shitje mendoni se mund të arrij?

Agjencia  do t’ju japë një çmim që mendon se mund ta arrijë për pronën tuaj. Pyetja më e rëndësishme që duhet të kërkoni është: “Ku bazoheni?” Ata duhet ta argumentojnë çmimin me shitjet e fundit në zonën tuaj, të pronave të ngjashme: nga agjencia e tyre dhe të tjerët.

Sigurohuni që ata e mbështesin çmimin e sugjeruar me prova, mos bini në grackën e atyre që thjesht thonë se mund të merrni çmimin më të mirë!

4. Sa do të kem nevojë të shpenzoj për reklamat? Si do ta kuptoj nëse reklama funksionon?

Reklamimi zhvillohet në dy forma:

1.  Tradicionale – gazeta, mbishkrime, shpallje në vendin e pronës, apo fletushka
2. Dixhitale – reklama online që arrin klientët nëpërmjet pajisjeve të tyre digjitale që kanë akses në internet, të tilla si njoftimet e agjencive imobilare tek 100oferta.com.

Në varësi të llojit të pronës dhe vendndodhjes së saj, me opsionin e medias dixhitale ju mund të keni një ide më të qartë, duke e krahasuar me prona të ngjashme në zonën tuaj.

Tek 100oferta.com çdo njoftim është FALAS, përfshi këtu edhe qindra njoftime të agjencive imobilare.

5. Sa kohë mendoni, se do të duhet për të shitur pronën time dhe pse?

Me këtë pyetje, ju nuk prisni që agjencia t’ju japë një numër të saktë ditësh, por kërkoni të kuptoni më mirë tregun aktual, faktorët që ndikojnë në zonën tuaj dhe se si këto të gjitha do të kontribuojnë në procesin e shitjes.

6. Çfarë do të thoni nëse një blerës potencial ju pyet:

• Sa kohë ka kjo pronë në treg?
• Pse shitet?
• Sa do të pranojë shitësi?

Kërkoni përgjigjet e këtyre pyetjeve për të vlerësuar, nëse jeni të kënaqur me llojet e përgjigjeve që agjencia juaj do t’i japë blerësit potencial!

7. Sa komision kërkoni? A jeni të gatshëm për të negociuar?

Kjo është një pyetje e rëndësishme. Nuk është se po kërkoni një agjenci të lirë, por jeni të interesuar për tarifat e tyre! Jeni në kërkim për një negociator të mirë dhe vlerësues të parave, një agjent i mirë do të jetë në gjendje të justifikojë çmimin me besim.

Nivelet e komisionit ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes dhe cilësisë.

8. Çfarë metodë do rekomandonit ju për të shitur pronën time dhe pse?

Ka disa lloje shitjesh që agjencia juaj mund të rekomandojë:

1.  Ankand – një shitje, zakonisht në publik, ku prona i shitet ofertuesit më të lartë.
2.  Tenderi – shitjen e një prone në bazë të ofertave të paraqitura në mënyrë të fshehtë me shkrim
3.  Shitje – proces në të cilin blerësi potencial negocion me një agjent të pasurive të patundshme për të blerë pronën tuaj.
Mënyra varet nga tregu, për shembull, në Shqipëri mënyra e zakonshme është shitja.

Një tjetër pyetje me vlerë është se si ka në plan agjencia të organizojë inspektimin e pronës tuaj prej blerësit?

9. A keni detaje për referenca që unë mund të kontaktoj?

Një agjenci e mirë do t’ju furnizonte me një listë të klientëve të mëparshëm që ka patur. Edhe një agjenci e re do të ishte në gjendje të ofronte një lloj referimi pozitiv, nëse e ka patur.

Disa shembuj të pyetjeve që ju mund të dëshironi të pyesni nga referenca të mëparshme janë:
• Çfarë ju pëlqen tek kjo agjenci
• Sa kohë ju është dashur për të shitur pronën
• A ka ndonjë gjë që keni menduar se agjencia mund ta kishte bërë më mirë
• A e ka arritur agjencia çmimin e shitjes që keni kërkuar?

10. Çfarë ju bën ndryshe nga agjencitë e tjera të pasurive të patundshme?

Kjo pyetje do të lejojë agjencinë t’ju tregojë pikat e forta, pavarësisht nga konkurrenca e tyre.

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total