Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

10 makinat më të shtrenjta në botë

Bota e makinave 21/04/2015

Blerja e një makinë është një proces i thjeshtë. Ju shkoni në një sallon makinash, gjeni një që ju pëlqen dhe diskutoni mbi detajet teknike, çmimin, garancinë etj.

Por, makinat e kësaj liste, janë pak më ndryshe. Le të supozojmë se ju pëlqen një LaFerrari (kujt nuk i pëlqen?). Edhe në qoftë se ndodh që keni mënjanë 1,130,000 USD, mos u mërzitni kur të kontaktoni me një shitës të Ferrarit. Nëse Ferrari mendon se ju e meritoni një nga 499 kryeveprat e saj, do t’ju telefonojë për t’ju ofruar privilegjin e një kryevepre të tillë për ju.

Kjo është ajo që i përcakton këto makina si një ëndërr dhe e bën këtë listë të dhjetë makinave më të shtrenjta në botë pak të veçantë.

Ndoshta ne nuk do të shohim kurrë një nga këto makina në rrugë, por kjo është e vërtetë edhe për të famshmen Mona Lisa. Njerëzit udhëtojnë kilometra të tëra nga e gjithë bota për ta parë. Këto makina janë më shumë sesa copa të çmendura të inxhinierisë, të afta për t’u zhvendosur nga 0-100 km/h më shpejt se rrufeja; në të vërtetë, ato janë thesare kulturore.

10. McLaren P1 – 1.1 milionë USD

makina speciale 10

9. Hennessey Venom – 1.1 milionë USD

100oferta

8. Zenvo ST1 – 1.2 milionë USD

zenvo-st1-frontcar-sports-cars-super-sports-cars-625x1000

7. Ferrari La Ferrari – 1.3 milionë USD

2013-ferrari-limited-special-series-laferrari-4-625x1000

6. Pagani Huayra – 1.3 milionë USD

2012-pagani-huayra-6-625x1000

5. Koenigsegg One:1. – 2.0 milionë USD

100oferta

4. Ferrari F60 America. – 3.2 milionë USD

ferrari-f60-3-640x640

3. Mansory Vivre: Bugatti Veyron. – 3.4 milionë USD

100oferta

2. W Motors Lykan Hypersport – 3.4 milionë USD

lykan-hypersport-625x1000

1. Lamborghini Veneno – 4 milionë USD

100oferta

Jashtë listës ka mbetur makina më e shtrenjtë në botë 1963 Ferrari 250 GTO, e cila ka një vlerë prej 52 milionë USD. Pse? Sepse askush s’mund të blejë një makinë të tillë.

ferrari 1063

Pra, çfarë e bën këtë makinë 50-vjeçare italiane të kushtojë disa herë më shumë? Së pari, ka vetëm 39 prej tyre. Pra, janë mjaft të rralla. Gjithashtu secila prej tyre është e ndryshme. Ato janë punuar me dorë, dhe jo në kuptimin modern, por më tepër në kuptimin e drejtpërdrejtë, goditje me çekan në trupin e mrekullueshëm prej alumini.
Thuhet se Enzo Ferrari, i kishte ndërtuar në përgjigje të Jaguar E-type. Dhe, ndërsa ai nuk mundi të kalojë Jaguarin mbi prodhimin, 52 milionë USD mund të jenë të mjaftueshme për të blerë të gjitha Jaguar të tipit E të mbetura në botë.

  

5793 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total