Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

Këshilla të dobishme 15/09/2017

1. Të njohësh tregun

Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante:

–          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje
–          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë preferohen në verë
–          Kamionat, autobusët dhe furgonat kanë blerës të qëndrueshëm dhe çmime të mira. Mos i zhvlerësoni.
–          Makinat e rralla kërkojnë më shumë kohë për t’u shitur, megjithatë mund të fitojnë vlerë të jashtëzakonshme po të gjeni blerësin e duhur.

 

2.Vendosni një çmim konkurues

Pasi t’i keni hedhur një vështrim tregut të makinave do të vini re që çmimet ndryshojnë sipas markës, vitit të prodhimit, llojit të karburantit, kilometrazhit, ngjyrës, opsioneve dhe gjendjes së mirëmbajtjes. Gjithmonë ka vend për të diskutuar çmimin kështu që, nëse nuk e shpallni çmimin të padiskutueshëm, lini pak hapësirë për ulje çmimi. Ju mund të shihni sesi disa shitës përdorin çmime të mira nga ana psikologjike, p.sh. në vend të 7000 Euro – 6990 Euro. Kjo mund të jetë efikase për tregëtarët, por nëse shisni makinën personale do të ishte më mirë p.sh. 6900 ose 6800 Euro.

 

3. Bëjeni makinën tuaj “ta duan me shikim të parë”

Kur blerësit të shohin makinën tuaj, me shumë mundësi do të vendosin ta blejnë apo jo në pak sekonda. Kjo, sipas studimeve, ndodh nga shikimi i parë i makinës. Para se të bëni fotografitë për publikimin e ofertës tek 100oferta.com, sigurohuni që makina të jetë e pastër. Ja ç’mund të bëni për të tërhequr sa më shumë blerësit:

–          Lajeni dhe pastrojeni mirë makinën nga jashtë;
–          Sigurohuni që makina të jetë në gjendje të mirë mekanike. Më mirë shpenzoni pak për ndonjë riparim, sesa të ulni çmimin për ndonjë problem;
–          Hiqni brenda makinës ndonjë send personal. Nëse blerësi kërkon ta provojë, nuk duhet t’i duket si makina e tjetërkujt;
–          Fshihni pluhurin e ferrotave dhe pastroni mirë gomat me ndonjë shkëlqyes;
–          Pastroni me kujdes xhamat dhe pasqyrat;
–          Lani kroskotin dhe pastroni tavllën;
–          Mirëmbani gjithë çertfikatat e servisit për t’ia treguar blerësit
–          Nëse makina kërkon ndërim vaji dhe filtrash, kujdesuni t’ia ndëroni edhe pse po e shisni
–          Kontrollojeni tek mekaniku, në mënyrë që të jeni në dijeni të gjendjes së makinës edhe nëse blerësi mund të ngrejë dyshime.
–          Jepini siguri të argumentuar blerësit për të dhënat e makinës dhe kilometrazhin

 

4. Ku të njoftoni shitjen e makinës suaj

Tani që makina juaj është gati për shitje, ju duhet të vendosni se ku do ta shisni. Zakonisht një mënyrë tradicionale është nëpër gazeta, ose vendosja e njoftimit në xhamin e makinës, por që të dyja janë mënyra pak efikase, sepse mbulojnë një zonë shumë të vogël kërkimi dhe nuk janë të përshtatshme për komunikim. Shitja online nëpërmjet 100oferta.com sa vjen e bëhet më e suksesshme. Oferta juaj përhapet menjëherë në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, Google+, Pinterest ku 100oferta.com ka më shumë se 100.000 ndjekës të rregullt dhe njoftimi mund të ketë brenda ditës qindra lexime. Për më tepër ju lutem lexoni: Si të formuloni një ofertë të suksesshme!

 

5. Krijoni një njoftim që “shet”

Mendoni për sqarimin që do t’iu bënit blerësve kur shkruani një njoftim. Pak fjalë mund të thonë shumë. Përveç çmimit, njoftimi juaj duhet të përfshijë vitin e prodhimit, modelin dhe markën, llojin e karburaniti, kilometrazhin, ngjyrën, gjendjen e makinës dhe opsionet e veçanta të saj.

Kur vendosni një njoftim për shitje makine në 100oferta.com ju keni mundësi të tregoni sa “të paduruar” jeni për ta shitur këtë makinë dhe këtë mund ta bëni duke filluar përshkrimin:

–          Okazion!…
–          Oferta më e mirë!
–          Çmim i diskutueshëm! Etj.

6. Tregojeni makinën tuaj

Mund t’ju kontaktojnë shumë blerës për makinën që shisni. Kjo mund të jetë edhe e bezdisshme, por duke lejuar intuitën tuaj ju mund t’i zgjidhni ata që mendoni se do të keni një marrëveshje. Nëse doni të mbani privacinë tuaj të paekspozuar zgjidhni një vend ku mund të tregoni makinën. (Ndryshe nga mënyrat e tjera të njoftimit tek 100oferta.com ju mund ta ndaloni ose ta fshini njoftimin pasi ta keni shitur makinën). Mbani parasysh, që edhe blerësit mund të mendojnë për ju: a është serioz ky shitës? Kështu që, gjithmonë tregohuni i hapur. Blerësit e vërtetë duan ta provojnë makinën, nëse dyshoni, ju thoni t’iu tregojnë patentën.

Nga ana tjetër me të drejtë blerësit nuk e kanë aq të thjeshtë një vendim për të harxhuar goxha para. Ju duhet t’i siguroni, se ata po bëjnë një shpenzim që ja vlen dhe t’ia bëni sa më të lehtë. Disa blerës mund të duan ta shohin makinën tek një mekanik për kontroll. Nëse ju keni një inspektim nga mekaniku juaj mund t’ia tregoni, por nëse blerësi këmbëngul, kjo është e arsyeshme. Nëse dyshoni se blerësi nuk mund ta drejtojë makinën, ose mund ta vjedhë, shoqërojeni edhe ju. Nëse blerësi ju thotë t’i jepni ju makinës, ka shumë mundësi që ai po ju harxhon kohën kot.

 

7. Negocioni për çmimin më të mirë

Nëse një person provon makinën dhe aprovon blerjen, ju prisni që ai të bëjë një ofertë. Shumë njerëz kanë konceptin e duhur mbi negocimin. (sidomos mesdhetarët).

Ata mund të fillojnë me një fjali si:

–          “Më pëlqen kjo makinë, por…”

Kjo është mënyrë e lehtë për të negociuar. Sepse blerësi po të lë fjalën për një çmim të pranueshëm dhe ju mund t’i thoni: “Sa paguan ti?”

–          “Cili është pazari i fundit?”

Kjo është mënyra direkte për të zbuluar sa e ulni ju çmimin, por po ta shihni nga ana e blerësit nuk duket shumë trysni për të ulur çmimin.

–          “Ma shet kaq Lekë?”

Ky blerës po ju bën një ofertë, që nuk lë shumë vend për negociata. Por kujdes, ai mund të jetë edhe duke bërë bllof. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është t’i thoni “Jo”.

Mos bëni premtime, që nuk mund t’i mbani më vonë pas shitjes, p.sh. “do të gjej një pasqyrë ta zëvendësoj”, ose “do të jap edhe gomat që kam në shtëpi”. Kjo jo vetëm nuk ju ndihmon, por ngre dyshime tek blerësi.

Nëse nuk kontaktoni shumë blerës, mbase është më mirë të rishikoni çmimin. Nëse kini postuar një ofertë dhe blerësit duan të komunikojnë me email apo celular për të sqaruar detaje, kjo nuk ja vlen. Më mirë iu thoni të vijnë ta shohin.

 

8. Negociatat e vështira

Në disa raste mund të bini dakord t’i bëni edhe disa shërbime makinës para se t’ia shisni blerësit. Por kjo mund të sjellë keqkuptime për llojin e riparimeve, cilësinë, etj., prandaj mund ta lini këtë opsion. Gjëja më e mirë është ta keni makinën gati dhe pasi ta shisni të shtrëngoni dorën me blerësin. Por blerësi mund t’ju kërkojë me insistim një riparim të caktuar. Nëse riparimi nuk është shumë i kushtueshëm mund ta bëni pa ndryshuar çmimin, por nëse blerësi ju kërkon një riparim të kushtueshëm duhet të informoheni saktë për shpenzimin te mekaniku. Nëse blerësi vazhdon të këmbëngulë për ndonjë problem tjetër, atëherë mund t’i thoni “kjo është makinë e përdorur dhe s’mund të jetë perfekte” duke justifikuar edhe çmimin që e shisni.

 

9. Finalizimi i shitjes

Akti noterial i shit-blerjes kryehet në çdo zyrë noteri të Republikës së Shqipërisë. Dokumentat për shitjen e një makine janë përcaktuar me ligj dhe aplikohen për çdo zyrë noteriale. Dokumentat që ju kërkohen:

–          Vërtetim pronësie mbi mjetin
–          Vërtetim për detyrimet të shlyera (gjoba, dorëzani nga bankat , etj.)
–          Lejë Qarkullim
–          Mjet identifikimi

Sapo të merrni paratë nga blerësi mund të nënshkruani aktin e shitblerjes. Mbani një kopje të tij, të siguroheni që përgjegjësia tashmë nuk është më mbi ju (P.sh. nëse blerësi bën aksident me makinën e saposhitur).

 

10. Pasi keni shitur makinën

Ju nuk mbani asnjë përgjegjësi tashmë për makinën e shitur, edhe në kontratë përcaktohet kjo. Nëse makinës i ndodh ndonjë defekt apo parregullsi, ky nuk është më problemi juaj. Nëse keni bërë çdo gjë korrekte para se ta shisnit makinën, jeni të qetë. Keni fituar, sepse keni kthyer një mjet tashmë të panevojshëm për ju, në një mjet të nevojshëm për dikë tjetër dhe për këtë jeni shpërblyer financiarisht. Uroni që po i fituar të jetë edhe blerësi.

  

6342 herë e lexuar, 3 herë sot

  

Një përgjigje tek “10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur”

  1. kristo888826/01/2015 @ 19:24

    shum e sakte

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

total