Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

35,000 €

OKAZION – truall ne hyrje të Voskopojës (për vilë ose hotel)

  • Çmimi/m²: 00
  • Sipërfaqe (m²): 501-1000
  • Adresa: Rruga Koste Cekani
  • Rrethi: Korçë
  • Kontakt: 0686060100
  • Postuar: 02/08/2018 17:17
  • Skadon: 10 ditë, 19 orë
truall pozicion strategjik
harta voskopoje truallcertifikate prone

Përshkrimi

Shitet truall ne hyrje të Voskopojës, në pozicion strategjik (shih fotot):
– 330 m larg qendrës së fshatit Voskopojë
– 270 m larg kishës së Shën Kollit
– 70 m larg burimit me ujë të pastër të Zhombrit
– 80 m larg pyllit me pisha
– buzë rrugës të re hyrëse, rruga Koste Cekani
– ngjitur me urën e Zhombrit
– vetëm disa metra larg faciliteteve (rrjeti elektrik, rrjeti ujor, kanalizimiet).

Sipërfaqja totale 500 m² e ndarë në dy pjesë secila me çertifikatë më vete nga Hipoteka ZVRPP Korçë (13.11.2015)
– P1 me sipërfaqe 151 m² (pjerrësi rreth 10 grade)
– P2 me sipërfaqe 349 m² (e sheshtë)

Mes dy sipërfaqeve kalon përroi i Zhombrit me ujë të pastër, sepse më sipër nuk ka ndërtime, i cili ka një shtrat prej rreth 700 m², që mund të shfrytëzohet si oborr i pasëm ose lulishte.

Prona është e favorshme për ndërtime hoteli ose vile dhe sipas planit vendor të miratuar në Mars 2017 është zonë ndërtimore.

Projekti i ri që po zbatohet në Voskopojë përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugëve, mes të cilave edhe rrugën dhe urën ngjitur me pronën. Pas realizimit të projektit prona shfaqet në hyrje të Voskopojës. Një mundësi shumë e mirë për investime në një zonë që po zhvillohet me shpejtësi – një investim i sigurt.

Për më tepër informacion mund të telefoni në 0686060100, mund të më kontaktoni ditë jave në Tiranë, ose në fundjavë në Voskopojë për një vizitë në pronë.

Çmimi i padiskutueshëm!

Nuk ka tag

893 herë e lexuar, 14 herë sot

  

Numri i postimit: 68058e8d8580dabc

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Oferta nga ky postues

total