Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

SHITET PORTALI 100oferta.com

Edhe 18 ditë në ankand. Kliko për më tepër info!

Tender €

Shitet portali 100oferta.com

  • Adresa: Tirane
  • Rrethi: Tiranë
  • Kontakt: info@100oferta.com
  • Postuar në: 14/09/2017 11:53
  • Skadon për: 17 ditë, 23 orë

Përshkrim

Shitet plotësisht nëpërmjet procesit të tenderimit 100oferta.com

100oferta.com është portali më i suksesshëm për publikimin e ofertave të tregut në Shqipëri. Që prej 8 shkurtit 2012, 100oferta.com ka fituar besimin e të gjithë aktorëve kryesorë të tregut, duke njohur një rritje të vazhdueshme dhe të sigurtë nga viti në vit. Reputacioni dhe emri i mirë i 100oferta.com, i njohur tashmë nga të gjithë shqiptarët, ka bërë që të mos jetë thjesht një faqe internet më shumë, por një faqe interneti e pzëvendësueshme. Duke plotësuar çdo ditë kërkesat për publikimin e ofertave nga të gjitha kategoritë e tregut, 100oferta arriti të kthehet në bashkëpunëtorin më të mirë për qindra agjentë imobilarë,tregëtarë makinash, kompani e biznese të ndryshme dhe mijëra qytetarë.

Shitja e plotë e 100oferta përmban:

  1. Domain 100oferta.com
  2. Përmbajtja aktuale e website
  3. Faqet dhe profilet e rrjeteve sociale:
    • Facebook page – 85580 fansa
    • Twitter profile – 2215 ndjekës
    • Linkedin profile – 1735 lidhje
  4. Numri mobile 0686060100 për kontakte me përdoruesit dhe llogaritë në Viber, Whatsapp

100oferta.com krenohet me historitë e saj të suksesit :

• 54 oferta u deklaruan të shitura (të suksesshme) brenda 1 muaji
• Shitja më e shpejtë ka ndodhur për një makinë VW tip Golf 4, vetëm brenda 8 orëve
• Volumi më i madh i shitjeve brenda një dite ka arritur 1.274.500 € prej 7 ofertave të deklaruara të shitura (3 apartamente, 1 ambjent biznesi, 2 makina, 1 telefon).
• Numri më i madh i telefonatave që ka marrë një shitës brenda ditës ka qenë 35
• Postuesi me më tepër oferta të publikuara online: 680 oferta të vlefshme (agjenci imobilare)
• Për 5 vite (8 shkurt 2012 – 2017) 100oferta ka publikuar më shumë se 150.000 oferta nga rreth 11.000 postues, të cilat janë lexuar gjithsej 12 milionë herë.
• Dita me trafikun më të madh ka qenë 5 dhjetori 2016 me rreth 60.000 lexime të ofertave.

Disa të dhëna për 100oferta.com:

– Themeluar në 8 shkurt 2012
– 10.842 postues të regjistruar
Renditja në Alexa
Renditja në StartupRanking

Ju mund të shprehni interesin duke dërguar fillimisht një email tek info@100oferta.com, për të marrë formularin e plotë të udhëzimeve dhe të dhëna më të detajuara për 100oferta.com deri në datën 10.10.2017 (ju lutem shmangini pyetje të llojit “Cila është arsyeja e shitjes?”, ose që nuk kanë të bëjnë me procesin e tenderimit).

Më pas mund të merrni një ftesë për ofertë me udhëzimet e plota. Oferta duhet të dërgohet jo më vonë se 10 ditë nga marrja e ftesës.

Shqyrtimi i ofertave do të bëhet deri në datën 31.10.2017.

Nuk ka fjalë kyçe

është lexuar 194 herë (4 herë sot)

  

Numri ID i ofertës: 61359ab9a4854e63

Raporto problem

Duke u procesuar kërkesa juaj. Ju lutem prisni...
total