Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

 

Menaxher/e Marketingu

  • Profesioni: Menaxher
  • Adresa: Rruga Prush 1041 Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Rrethi: Tiranë
  • Kontakt: Tel: +355 42 476501 E-mail: info@euroelektra.al
  • Postuar: 26/06/2017 16:19
  • Skadon: 33 ditë, 12 orë
logo

Përshkrimi

Profili i kompanisë:

EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore të tregtimit dhe implementimit të sistemeve elektrike të teknologjisë më të avancuar në Shqipëri dhe rajon, e pranishme me aktivitete për sistemet inteligjente “Smart Solution” për çdo godinë, shitjet me pakicë dhe shumicë të materialeve elektrike, ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe tregtimit të sistemeve më të zhvilluara për godina rezidenciale, tregtare, industriale dhe telekomunikacion, raporti Cilësi-Çmim-Shërbim është trekëndëshi që i bën konsumatorët të besojnë tek EuroElektra.

Pozicioni: Menaxher i Marketingut
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Selia Qendrore, Rruga “Prush”, Nr. 1041, Vaqarr, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për marketingun, reklamimin dhe promocionin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë. Ai/ajo analizon pozicionin e kompanisë në treg dhe përcakton objektivat dhe hapat që duhen ndjekur për të përmirësuar pozitën dhe imazhin e kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Planifikon objektivat e marketingun dhe merret me brandimin e kompanisë.
• Përgatit strategjitë e marketingut në koordinim me stafin dhe ekzekutivin e kompanisë.
• Planifikon fushatat e marketingut dhe kujdeset për zbatimin e tyre
• Analizon ecurinë e tregut dhe propozon ndryshime për strategjinë e zhvillimit të biznesit.
• Dizenjon dhe monitoron procesin e dizenjimit të materialeve të marketingut.
• Menaxhon median sociale dhe angazhon ndjekësit e kompanisë në rrjetet sociale.
• Kujdeset për marrëdhenien e vendosur me klientët dhe bashkëpunëtorët.
• Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
• Monitoron marrëdhënien e kompanisë me median.

Edukimi:
Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Shkenca Komunikimi.

Eksperiencat e punës:
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet

Aftësi të tjera:
• Njohuri të mira të fushës së marketingut, komunikimit dhe medias.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane
• Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
• Njohuri në design dhe aftësi kreative.
• Aftësi të mira komunikuese, negociuese dhe pune në grup.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-të e tyre me foto në adresën: info@euroelektra.al
Afati i dorëzimit: 15.08.2017
Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të kontaktohen për intervistë.

EuroElektra Sh.p.k
Rruga Prush 1041 Vaqarr, Tirane (ALB)
Tel: +355 42 476501
E-mail: info@euroelektra.al
Web: http://www.euroelektra.al
Social: https://www.facebook.com/EuroElektra

Nuk ka tag

47 herë e lexuar, 1 herë sot

  

Numri i postimit: 204595102d89adb1

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Oferta nga ky postues

total