Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

 

MENAXHER SHITJESH PER SHERBIM HOTELERIE

  • Profesioni: I papërcaktuar
  • Adresa: SARANDE
  • Rrethi: Sarandë
  • Kontakt: 0684052085
  • Postuar: 26/06/2017 12:28
  • Skadon: 38 ditë, 2 orë

Përshkrimi

Kompania “ S&D Invest” lider ne fushen e turizmit, per Projektin e Investimit afatgjate per resortet e saj ne te gjithe Shqiperine, kerkon staf te kualifikuar, per te ofruar sherbim ekselent ne nivel kombetar dhe nderkombetar.

Ne kuader te zgjerimit te stafit ne Resortin Bougainvillebay ne Sarande, kerkon:

MENAXHER SHITJESH PER SHERBIME HOTELERIE

Objektivi:
• Kujdeset per rritjen e shitjeve nepermjet rrugeve te ndryshme: direkte qe kane lidhje me bisnesin, marketimin, telemarketimin, emailet e drejtperdrejta, telefonatat per takime me shoqeri e agjensi turistike.
• Zhvillon plane strategjike per hotelin qe te krijoje te ardhura gjithmone ne rritje.
• Identifikon hapesira ne performance dhe rekomandon ndryshime dhe trajnime per te optimizuar performance e stafit te departamentit te shitjeve.

Detyrat dhe pergjegjesite e menaxherit te shitjeve
• Qarteson strategjite e biznesit te hotelit, vendos objektiva dhe te percakton plane konkrete per arritjen etyre .
• Perditeson planet dhe objektivat financiare sipas interesave te kompanise.
• Percakton mundesi te reja biznesi per rritjen e shitjeve.
• Perfaqeson hotelin ne takime, evente dhe panaire te ndryshme
• Implementon te gjitha objektivat e shitjeve ne lidhje me te gjitha zonat e tregut sic jane percaktuar ne planin e marketimit.
• Siguron komunikim te menjehershem me klientet dhe zhvillon marredhenie afatgjata me bizneset.
• Merr pjese ne takimet me anetaret e Departamenteve te tjera per zhvillimin e metejshem te biznesit.
• Ekzekuton dhe mbeshtet aspektet operacionale te biznesit. (gjeneron propozime, ndjek, nenshkruan kontratat dhe korespondencat me klientet)
• Jep mbeshtetje ne sherbimin e hotelit dhe ne strategjine e marredhenieve me klientet,
• Bashkepunon me Menaxherin Financiar per te bere te mundur qe likujdimet financiare te hotelit te perputhen me kontratat dhe marreveshjet e lidhura.
• Vlereson nevojen e trajnimeve te stafit bazuar ne te dhenat e mbledhura nga bashkeveprimin me kliente dhe vizitore
• Krijon dhe forcon marredheniet me klientet ekzisutes dhe te rinj, si strategji e rritjes se shitjeve(rezervimeve) nepermjet. telefonata per shitje, paketa te ndryshme, mesazhe kortezie,etj.

Kerkesat:
• Diplome nga nje universitet i akredituar ne Administrim Biznes, Marketing dhe Menaxhim hoteleri & turizem, ose ne fushta te ngjashme
• Eksperienca te meparshem ne pozicion dhe aktivitete te ngjashme te shitjes e marketingut
• Korrektesi dhe pergjegjshmeri te larte ne marredhenie mes klienteve dhe kolegeve
• Njohje te sistemeve te rezervimit( te preferuar njohje e sistemit Inngenius)

PAGA MUJORE 60.000 – 80.000 LEKE

Per me shume informacion www.bougainvillebay.com ose te telefonojne ne numrin 0684052085

Te interesuarit mund te dergojne me email cv e tyre ne : hr@agikons.com

Nuk ka tag

52 herë e lexuar, 1 herë sot

  

Numri i postimit: 7735950e1c05da88

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Profil i verifikuar

total