Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

335,000 €

Karburant + Hotel + Restorant në shitje

  • Sipërfaqja (m²): mbi 300
  • Adresa: Rruga Shkodër-Lezhë (kilometri i 9-të) midis kryqëzimit të Vaut të Dejës dhe Bushatit
  • Rrethi: Shkodër
  • Kontakt: 0666666765
  • Specifikimet: Vend parkimi
  • Postuar: 27/09/2017 17:41
  • Skadon: 144 ditë, 7 orë
19
4163155101462

Përshkrimi

Sun Real Estate ofron për shitje një Hotel 3 katësh dhe Karburant në rrugën Shkodër-Lezhë (kilometri i 9-të) midis kryqëzimit të Vaut të Dejës dhe Bushatit. Prona gëzon një sipërfaqe totale prej 1040m², ku 500m² truall janë në dispozicion të karburantit dhe 540m² truall në dispozicion të hotelit.
Ndarja e objekteve është si më poshtë:
1) Hoteli-Bari-Restoranti
Ndërtesa prej 3 kateve ka një sipërfaqe ndërtimi prej 175m² për kat (525 m² sipërfaqe totale për të tre katet si dhe 175 m² bodrum nëntokësor që mund të përdoret si depo/magazinë).
* Në katin e parë ndodhet një bar-restorant, 2 tualete, pjesa e kuzhinës dhe vendparkim makinash.
* Në katin e dytë ndodhet hoteli që përbëhet nga 6 dhoma dhe 1 dhomë shërbimi, të
gjitha dhomat janë të pajisura me banjo personale.
* Në katin e tretë ndodhet dhe një bar me verandë të bollshme.
2) Karburanti
Është i pajisur me 3 cisterna, me pompa funksionale të përbëra nga 10 pistoleta. Gjithashtu ka në përbërje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 30 m² të ndarë në 3 zyra.
– Objekti shitet me të gjitha pajisjet, të cilat janë aktualisht në gjendje pune.
– Pozicioni i kësaj prone është mjaft strategjik dhe me mundësi zhvillimi në të ardhmen pasi ndodhet në një nga rrugët më kryesore lidhëse në pjesën Veri-Perëndimore të Shqipërisë.
– Zona ka frekuentim të lartë pasi lidh të gjithë fshatrat dhe komunat përreth.
– Prona është e pajisur me certifikatë të rregullt pronësie.
ÇMIMI 335’000 € *I NEGOCIUESHËM*
Të interesuarit mund të na kontaktojnë në këta numra kontakti:
+355666666765, +355695292667 ose +355 22 247570 gjithashtu në adresën tonë të e-mail-it: sunrealestate.al@gmail.com

Nuk ka tag

30 herë e lexuar, 1 herë sot

  

Numri i postimit: 87059cbc68d6f549

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Profil i verifikuar

total