Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

 

inxhinjer mekanik / profili energjitike, termoteknike

  • Paga: shume e mire
  • Profesioni: Inxhinier
  • Rrethi: Tiranë
  • Kontakt: tech1@comfort.al
  • Postuar: 14/06/2017 16:18
  • Skadon: 19 ditë, 22 orë

Përshkrimi

Përshkrimi
Pozicioni i punes:

Menaxhimi dhe Ndjekia e te gjithe fazave te Implementimit te nje projekti Mekanik.

Të koordinoj të gjitha punimet / shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere;

Të mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike (HVAC, FF, PLUMBING) të përfshira në projekt;

Të planifikoj, organizoj, dhe menaxhoj punën dhe resurset humane për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar projektin me sukses;
Detyrat
Të pregatis oferta për punime mekanike(HVAC), që nga projekt ideja deri neë zbatimin dhe dorëzimin e projektit;

Të planifikoj, organizoj dhe monitoroj punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;

Të pregatis dhe koordinoj të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;

Të rishikoj dhe hartoj kostot e instalimeve mekanike duke pregatitur preventivin total;

Të koordinoj punën midis grupeve të ndryshme instalatore;

Të pregatis dhe monitoroj grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;
Kualifikimet / Kërkesat
Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike. Preference per profil Termoteknike, Energji.

Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 3 vjet si Inxhiner Mekanik në HVAC, FF, PLUMBING ETJ;

Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e qe marrin pjese ne nje impiant mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve;

Të ketë eksperiencë në AutoCad bi dimensional, Exclel, Word, software profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;

Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektro mekanike;

Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;

Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;

Aftësi shumë të mira komunikimi;

Njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar); Gjuha italiane avantazh.

Leje drejtimi Automjeti (klasi B);

Preferohet mosha deri 35 vjeç.

Shënime
Afar per aplikim :30 Qershor 2017.
Personat e interesuar te dergojne CV ne adresen email : tech1@comfort.al dhe nje numer telefoni kontakti (*).

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Comfort shpk merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Nuk ka tag

58 herë e lexuar, 1 herë sot

  

Numri i postimit: 795594139ca6ad5f

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Oferta nga ky postues

total