Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

 

Drejtor Rrjeti i marketeve CONAD

  • Profesioni: Tjetër
  • Rrethi: Tiranë
  • Kontakt: +355686045561
  • Postuar: 06/04/2018 11:20

Përshkrimi

Drejtor Rrjeti i marketeve CONAD

Përgjegjësitë Kryesore:

• Harton dhe implementon strategjitë e marketingut në Retail dhe ato dixhitale që mbështesin objektivat financiare vjetore.
Përmbush objektivat e përgjithshme dhe specifike të vendosura në fazën e planifikimit;Organizon, planifikon dhe cakton Prioritetet duke qenë efektiv në kohë.

• Menaxhon Rrjetin e pikave te shitjes.
Analizon dhe vlerëson partnerët e liçensuar dhe konkurencën në planet e tyre (përfshi media digital, evente, mesazhe etj) për të gjetur dhe krijuar më pas rrugët e duhura në ruajtjen dhe përmirësimin e Pozicionit të Rrjetit në Treg.
• Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me furnitorët dhe klientët.
• Zhvillon dhe udhëheq Rrjetin drejt Zgjerimit të Suksesshëm dhe rritjes së nivelit të shitjeve sipas objektivave.
• Gjen raportin e caktuar midis marzhit dhe shitjeve.
• Maksimizimi i efiçencës së Rrjetit nëpërmjet optimizimit të proceseve, teknologjisë dhe automatizim aty ku është e mundur.
• Harton buxhetin dhe monitoron shitjet në mënyrë periodike.
• Përgatit raportet dhe analiza të ndryshme të rëndësishme.
• Ndjek problematikat në çdo njësi në funksion të zbatimit të Politikave të Retailit.
• I lidhur ngushtë me Social Media Marketing dhe Trendet e E-commerce.
• Organizimi i Inventarëve dhe leximi i Rezultatit final.
• Organizimi i axhendës personale për njësitë e pikave të shitjes dhe shoqërisë – ditore, mujore, tre – gjashtë – dymbëdhjetë mujore.

Kërkesat për këtë pozicion:

• Arsim i lartë (Menaxhim Biznesi, Marketing, ose një nga degët e shkencave ekonomike);
Përbën avantazh Arsim i lartë ose specializim edhe në Juridik (E DREJTË TREGTARE)
• Eksperienca në RETAIL, minimumi 5 vjet në Pozicione Drejtuese që përfshijnë zhvillim
dhe Menaxhim të skuadrës.
• Ekspert në dije për produktin e super marketit; çeshtjet e shërbimit të Klientit, çeshtjet e Marketingut , Analizë dhe Planifikim
• Aftësi për të organizuar, planifikuar dhe për të caktuar Prioritetet duke qenë efektiv.
• Aftësi shumë të mira të Komunikimit Profesional , verbale dhe të shkruajtur.
• Zotërim shumë mirë i paketës MS Office; PC, spreadsheet
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.
• Gadishmëri për të qënë në Punë (në funksion) edhe në orare të zgjatura dhe në fundjavë nëse do të jetë e nevojshme.

• I aftë për të menaxhuar njëherazi projekte me qellime të shumëfishta dhe në kohë të Limituar
• Aftësi të larta Shitjesh; ndërtim marrëdheniesh; prezantimi; influencimi.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it ( afati përfundimtar i aplikimit është deri në datën 15 Prill 2018); E-mail: rbetaj.conad@pronatyra.al; Phone: +355686045561

Dokumentacioni i nevojshem:
1- CV me fotografi
2- Letër motivimi

Nuk ka tag

248 herë e lexuar, 2 herë sot

  

Numri i postimit: 8735ac7239b8d9e7

Raporto problem

Duke procesuar kërkesën tuaj, ju lutem prisni...

Oferta nga ky postues

total